• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Qershor 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

P ë r k u j t i m / Gjashtë vjet pa profesorin Rahim Imeri

Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit, ku mori gradën shkencore magjistër i shkencave të gjeografisë, në vitin 1981, ndërsa gradën doktor i shkencave të gjeografisë e mori në vitin 2004, në Universitetin e Tiranës.

27/11/2020
| Arsim, Maqedoni
Prof. Dr. Rahim Imeri (12.12.1945 - 27.11.2014)

Prof. Dr. Rahim Imeri (12.12.1945 - 27.11.2014)


Abdulla Mehmeti – Sot, më 27 nëntor 2020, mbushen gjashtë vjet nga shuarja e parakohshme e prof. dr. Rahim Imerit, ligjërues në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tetovës. Rahim Imeri u lind më 12 dhjetor 1945, në Rakovec të Tetovës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën normale “Zef Lush Marku” dhe Akademinë Pedagogjike, Dega e Artit Figurativ në Shkup. Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Dega e Gjeografisë, e kreu në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1973.
Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit, ku mori gradën shkencore magjistër i shkencave të gjeografisë, në vitin 1981, ndërsa gradën doktor i shkencave të gjeografisë e mori në vitin 2004, në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1973-2004 ka qenë profesor i lëndës së gjeografisë në Gjimnazin e Tetovës, ku në vitin 1994 nga Këshilli Pedagogjik i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Maqedonisë u nderua me titullin “Pedagog i dalluar”. Prej vitit akademik 1995/96, ka ligjëruar në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tetovës.
Në vitin 2004 u zgjodh pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe mori thirrjen akademike Docent në Departamentin e Gjeografisë, ku emërohet edhe shef i këtij departamenti.
Në vitin 2008 merr thirrjen akademike profesor Inordinar, thirrje qe ka vazhduar ta ketë deri në vitin 2011 kur edhe u pensionua. Ka botuar një varg punime shkencore në revistat: “Jehona” në Shkup, “Studime gjeografike” në Tiranë dhe “Acta Lingua Geographica” në Shkup.
Ka botuar tekstet universitare: Bazat e turizmit dhe rajonet turistike – 2005, Fillet e Gjeografisë – 2006 dhe dy monografi shkencore: Resurset dhe zhvillimi i turizmit në Maqedoninë Perëndimore – më 2006 dhe Pellgu i lumit Shkumbin (bashkautor) – më 2006. Ka ndërruar jetë më 27 nëntor 2014, në Tetovë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesorin Rahim Imeri!

Publikimi i mëparshëm

Studiuesja franceze për figurën historike të Jashar Erebares

Publikimi i radhës

Lufta e UÇK-së / Institucionet arsimore e kulturore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut firmosin qëndrimin e përbashkët

Publikimi i radhës

Lufta e UÇK-së / Institucionet arsimore e kulturore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut firmosin qëndrimin e përbashkët









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!