• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës pjesë e rrjetit prestigjioz të universiteteve evropiane AURORA

Mbledhja kishte në fokus shpalosjen e Programit të mbështetjes për zhvillim të kapaciteteve, i cili synon të zvogëlojë pabarazitë midis vendeve udhëheqëse në fushën e hulumtimit dhe zmadhimit të rolit pozitiv të universiteteve në shoqëri.

12/11/2020
| Arsim, Maqedoni

Me 4 nëntor 2020 u mbajt takimi inaugurues i aleancës së universiteteve, i quajtur AURORA. Universiteti i Tetovës është partner i asocuar në këtë rrjet prestigjioz universitetesh simotra në kuadër të programit Erasmus+.

Mbledhja kishte në fokus shpalosjen e Programit të mbështetjes për zhvillim të kapaciteteve, i cili synon të zvogëlojë pabarazitë midis vendeve udhëheqëse në fushën e hulumtimit dhe zmadhimit të rolit pozitiv të universiteteve në shoqëri.

Gjatë kësaj mbledhjeje virtuale, të udhëhequr nga Universiteti Vrije i Amsterdamit në Hollandë dhe Universiteti Palacky Olomouc në Çeki, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Doc. Dr. Shefik Shehu, dhe përgjegjësja e zyrës së projekteve, Mr. Sc. Gjeraqina Leka, paraqitën rrjetëzimin e Universitetit të Tetovës dhe pozicionimin shoqëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon.

Gjatë diskutimit të përbashkët u biseduan edhe mundësitë e formimit të ekipeve speciale akademike brenda secilit universitet për realizimin e qëllimeve dhe aktiviteteve të projektit. Në këtë kontekst, nga prorektori Shehu u sugjerua fokusimi në zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të rrjetit AURORA edhe në fusha tjera, përfshirë këtu dhe nënprogramet e platformës Erasmus+, sugjerim i cili u përshëndet nga pjesëmarrësit e tjerë si qasje e duhur në drejtim të përforcimit të rrjetëzimit dhe ndërtimit të kapaciteteve kërkimore-shkencore në mënyrë të ndërsjellë. Universiteti i Tetovës do ta bartë rolin udhëheqës në diseminimin e synimeve të rrjetit në vendet e Ballkanit Perëndimor përgjatë tri viteve të ardhshme.


Publikimi i mëparshëm

Kjo është sixhadja më e shtrenjtë në historinë e njerëzimit

Publikimi i radhës

12 nëntor 1944 / Kur pushkatohej një gazetar!

Publikimi i radhës
12 nëntor 1944 / Kur pushkatohej një gazetar!

12 nëntor 1944 / Kur pushkatohej një gazetar!

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.