Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, shprehu atëherë dëshirën për ta shenjtëruar por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin.
Më 4 shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Selinë e Shenjtë. Kujtojmë se ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror.
Gonxhe Bojaxhi u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë.
Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqe. KultPlus.com