• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 12 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

15 -18 tetor 2020 / Në Tetovë u mbajt Edicioni XXIV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitete të shumta letrare, artistike, shkencore dhe kulturore.

19/10/2020
| Kulturë, Maqedoni

Nga 15 deri më 18 tetor, në Tetovë është mbajtur Edicioni XXIV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.

Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitete të shumta letrare, artistike, shkencore dhe kulturore. Në të morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: Lidija Dimkovska (Maqedoni e Veriut). Bardhyl Maliqi (Shqipëri), Craig Czury (SHBA), Xhuzepe Napolitano (Itali), Diti Ronen (Izrael), Francoise Roy (Kanada/Meksikë), Nikole Kazhë Florentini (Martinike), Puntorie Muça (Maqedoni e Veriut), Krystina Lenkovska (Poloni), Dalila Hiaoui (Maroko), Olimbi Velaj (Shqipëri), Poul Dabaard (Danimarkë), Elena Prenxhova (Maqedoni e Veriut), Ida di Iani (Itali), Mitko Gogov (Maqedoni e Veriut), Ioana Gruia (Spanjë), Ana Bageriana (Ukrainë), Zosi Zografidu (Greqi), Dimitar Hristov (Bullgari), Daim Miftari (Maqedoni e Veriut), Sofia Skleida (GreqI), Arlind Farizi (Maqedoni e Veriut), Bujar Plloshtani (Maqedoni e Veriut).

Edicionin e XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash theksoi se ‘Ky është viti i errët për njerëzimin. Pandemia ka përmbysur sistemin dhe kodin e të jetuarit. Ka rritur paqartësinë e të tashmes dhe të ardhmes. Jeta është privuar në masë të madhe nga bukuria e saj. Shoqëria jonë ka momentet e saj më të këqija stresive e depresive.

Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, poetët lexuan poezitë e tyre (poetët e huaj në mënyrë virtuale). Ndërkaq, laureatja e Festivalit, poetja maqedone, Lidija Dimkovska, për shkak të pandemisë nuk arriti të jetë në Tetovë. Ajo personave që ishin prezent, përmes videos iu tha se është e lumtur që poezia e saj, është përzgjedhur të shpërblehet me çmimin e lartë ndërkombëtar poetike.

“Asnjëherë deri më tani, nuk kam qenë njëkohësisht aq e lumtur dhe e pikëlluar, në botën e poezisë. Jam e lumtur që sivjet pikërisht poezia ime është zgjedhur të shpërblehet me çmimin e lartë ndërkombëtar poetik që e mban emrin e poetit të madh shqiptar, Naim Frashëri, dhe jam e pikëlluar njëherazi , që për shkak të situatës momentale me virusin e COVID-19 nuk munda të vijë nga Lubjana, ku jetoj, në Tetovë, që të jem me ju. Gjithë këtë kohë kam shpresuar se kjo do të jetë e mundshme dhe i jam gëzuar Festivalit, por tani jam e detyruar të jem prezente vetëm kështu, përmes videos. Por, megjithatë, edhe kjo është më mirë se mungesa e tërësishme nga kjo ngjarje e mrekullueshme”, ka thënë ajo.


Publikimi i mëparshëm

Pianistja shqiptare hap shkollë muzike në SHBA për të vazhduar traditën familjare

Publikimi i radhës

Shqiptarët e Rumanisë

Publikimi i radhës
Korçarët e Bukureshtit me Asdrenin ne mes-1931

Shqiptarët e Rumanisë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.