• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Kjo rini po përjeton lirinë e gabuar dhe kjo liri është kurth

Kaloi rinia e brezit të prindërve të mi dhe të mbyllur në verbërim këndonin këngën e heshtjes. Lexonin libra fshehur dhe si molla e ndaluar i dinë vlerën mirë edukimit dhe arsimit. U rritën me ëndrrën e një kënge që nuk e kënduan dot kurr se mundësitë ishin të pakta.

14/10/2020
| Opinione

Silvana Begaj 

“Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.”

Por sa rini kaluan që nga vjersha e Migjenit?

Kaloi rinia e gjyshërve të mi dhe nuk ia thanë dot këngës e nuk qeshën dot. Bota jashtë vlonte nga zhvillimi, ata vuanin mjerimin.

Kaloi rinia e brezit të prindërve të mi dhe të mbyllur në verbërim këndonin këngën e heshtjes. Lexonin libra fshehur dhe si molla e ndaluar i dinë vlerën mirë edukimit dhe arsimit. U rritën me ëndrrën e një kënge që nuk e kënduan dot kurr se mundësitë ishin të pakta.

Po kalon rinia ime! Mundësitë e shumta të kalojnë poshtë hundës, por ti nuk i kap dot. Bota është e jona, por ne nuk e prekim dot. Pamë vetëm tranzicion dhe presim ndryshime që ndoshta do duan dhe tre breza rini tjetër të arrihen. Pse të qesh kjo rini? Kjo rini po përjeton lirinë e gabuar dhe kjo liri është kurth.

Kjo rinia e brezit tim shikon prindër sakrifikues që kanë lënë cdo gjë për të na dhënë ne mundësinë e shkollimit. Prindër që dikur kanë qënë të rinj dhe kanë harruar buzëqeshjen e tyre që të qeshim ne.

Rinia e brezit tim pa si blihen diploma me dy lekë që të bëjë drejtor. Rinia e brezit tim mëson me libra të përkthyer keq nga mësimdhënësit. Rinia e brezit tim duhet të tund flamur militantësh që të punësohet dhe nuk ka rëndësi se sa produktiv je në punë, por sa persona mbledh në mbledhjet e partisë. Prandaj kjo rini nuk qesh. Kjo rini pret dhe nga pritja nuk qesh njëri.

Kjo rini po vret kohën në kafe si e vetmja mundësi socializimi që kemi.
Ambicia bie, zhgënjimi të pret krahët, përsëritja e të njëjta ngjarjeve të zhdekurajon. Edhe nëse qesh kjo rini e brezit tim do jetë i trishtuari që qesh bosh. Kjo rini nuk ka më cfarë të ëndërroj.

Kush do ta bëj të qeshi këtë rini? Thirrjet e politikanëve cdo katër vjet për interesa personale?

Rinia do sfida. Rinia do luftë. Rinia do jetë. Rinia do zhvillim. Rinia do program. Rinia do ta përdori forcën e saj vullkanike për realizim. Rinia shqiptare është dhe do, Mundësitë ku janë?


Publikimi i mëparshëm

91 vjet më parë – shovinistët serbë e vranë Atë Shtjefën Gjeçovin

Publikimi i radhës

Në UT “Inno Tech Club” bashkëbisedoi me studentët për inovacionet teknologjike dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës

Publikimi i radhës

Në UT “Inno Tech Club” bashkëbisedoi me studentët për inovacionet teknologjike dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!