• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Skena kulturore në Ballkan nën “pushtetin” e pandemisë Covid – 19

Si e kanë përjetuar organizatorët gjithë këtë ndryshim dhe si ka qenë për ta kalimi në komunikim online me publikun dhe adhuruesit e filmit, janë çështjet që trajtohen.

12/10/2020
| Aktuale, Kulturë, Rajon

Magazina rajonale informative “Via Balcanica” sjell për shikuesin ballafaqimin e skenës kulturore në pandemi në tri vende të Ballkanit. Kjo përmes këndvështrimit të tri ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Në episodin e pestë shikuesi njihet me ballafaqimin e ekipit të festivalit të filmit dokumentar në Prizren “DokuFest”, i cili për herë të parë në 18 vjet u detyra të mos i ndezë ekranet e mëdha të Prizrenit. Si e kanë përjetuar organizatorët gjithë këtë ndryshim dhe si ka qenë për ta kalimi në komunikim online me publikun dhe adhuruesit e filmit, janë çështjet që trajtohen. Përveç kësaj, në këtë material paraqitet edhe një retrospektivë e asaj që “DokuFesti” ka arritur ndër vite duke u shndërruar në dritare të Kosovës me botën dhe anasjelltas.

Në Mal të Zi fokusi është vënë tek festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër “Underhill”, ekipi i të cilit vendosi të realizonte një edicion të ri edhe përkundër rrethanave jo të përshtatshme. Nga 16 deri më 23 qershor 2020, me artin e shtatë, Podgorica u ringjall në kohën kur gjithçka kishte ndaluar. Organizatorët e kanë cilësuar sfidues edicionin e fundit, i cili me gjithë masat u organizua pothuajse në kushte normale. Në të kundërtën ekipi ishte i gatshëm edhe për opsionin e një “drive-in” festivali.

Nga Bosnja-Hercegovina do kuptojmë se si është përballuar me pandeminë festivali më i rëndësishëm filmik i kësaj hapësire, “Sarajevo Film Festival”, që u organizua prej 14 deri më 21 gusht. Edicioni më i pazakonshëm i SFF-së deri më tash u mbajt në formatin online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vetëm rreth dhjetë ditë para hapjes u hoq dorë nga projeksionet e planifikuara dhe nga zbavitjet e takimet e zakonshme me të famshmit nga bota e filmit. Që të mos ndodhë shuarja e plotë e magjisë së Festivalit që Sarajevën e mbërthen çdo gusht, organizatorët në mënyrë simbolike e kanë vendosur tepihun e kuq para Teatrit Popullor. Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

“Polikarpi”, një nga komeditë e para arbëreshe dhe shqiptare

Publikimi i radhës

Sopranoja Ermonela Jaho me “Anima Rara” kryeson top-listat botërore

Publikimi i radhës

Sopranoja Ermonela Jaho me “Anima Rara” kryeson top-listat botërore

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!