• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 2 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Louise Glück fiton Çmimin Nobel për letërsi

08/10/2020
| Bota, Kulturë

Pas ndarjes së çmimit për Kimi, sot u nda Çmimi Nobel në Letërsi 2020 i i cili u nda për poeten amerikane Louise Glück “për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”.

Shenjtoret

Në familjen tonë janë dy shenjtore,
halla ime dhe gjyshja ime.
Por jetët e tyre qenë të ndryshme.

Gjyshja ime ishte gjakftohtë, madje gjer në fund.
Ajo ishte si dikush që ec në ujëra të qeta;
për arsye te ndryshme
deti nuk ia lejonte vetes ta lëndonte atë.
Kur halla ime bënte të njëjtën gjë,
dallgët i binin përmbi, e sulmonin atë,
çka ishte një mënyrë si Fati i përgjigjej
një natyre të vërtetë të përshpirtshme.

Nëna ime ishte e vëmendshme, konservatore:
prandaj ajo i ikte vuajtjes.
Halla ime nuk i ikte asgjëje;
çdo herë që deti tërhiqej, ndonjë nga të dashurit ia merrte asaj me vete.

Ajo prapë nuk e shikon detin
si mishërim të së keqes. Për atë, çdo gjë është si është:
kur prek një send, ai patjetër i kthehet dhunshëm.

Përktheu: Skënder Buçpapaj

Përrallë

Dy gra me të
Njëjtin pretendim
Shkuan te këmbët e
Mbretit të mençur. Dy gra,
Po vetëm një fëmijë.

Mbreti e dinte
Që dikush po gënjente.

Ai tha le ta ndajnë
Fëmijën përgjysëm; kështu
Asnjëra nuk do mbetet
Duarbosh. Mbreti
Nxorri shpatën.

Paskësaj, nga dy
Gratë, njëra hoqi dorë
Nga pjesa e saj:
Kjo ishte shenja, mësimi.

Supozo
Që sheh nënën tënde
Në dilemë mes dy bijave:
Ç’mund të bësh tjetër
Për ta shpëtuar përveçse
Të shkatërrosh
Veten-kështu ajo do ta dijë
Kush është fëmija i ligjshëm,

Ajo që s’mund ta përballojë
Ta ndajë mëdysh të ëmën.

Mbrëmësore [“Besova tek ti dikur…”]

Besova tek ti dikur; dhe mbolla një fik.
Këtu, në Vermont, vendi
Që s’njeh verë. Ishte një sprovë: nëse pema do të jetonte,
Do të thoshte që ti ekzistoje.
Sipas kësaj logjike, ti nuk ekziston. Ose ti ekziston
Eksluzivisht vetëm në klima më të ngrohta,
Në Siçilinë e nxehtë, dhe në Meksikë, dhe në Kaliforni,
Atje ku rriten kajsi të paimagjinueshme
Dhe pjeshkë deliakte. Ndoshta
E shohin fytyrën tënde në Siçili; këtu ne mezi shohim
Cepin e veshjes tënde. Më duhet të disiplinoj veten
Të ndaj me John dhe Noah prodhimet e domateve.
Nëse ka drejtësi në një tjetër botë, ata
Si puna ime, të cilët natyra i detyron
Të jetojnë në mungesë, duhet të marrin
Pjesën e luanit në gjithçka, të gjitha objektet
E urisë, me lakminë si
Himn për ty. Dhe askush nuk
Thur himne më me pasion sesa unë, me më shumë
Dëshira të dhimbshme, e askush nuk meriton më shumë sesa unë
Të ulet në dorën tënde të djathtë, nëse ekziston, duke bërë pjesë
Në gjerat që kalben, fiku i pavdekshëm,
I cili nuk udhëton.

Përktheu: Mirela Petalli (Kapaj)

Zambaku i argjendtë

Netët janë mbushur sërish me freski, si netët
e pranverës së hershme, dhe janë të qeta. A do të
të të shqetësojë e folura? Jemi
vetëm tani; nuk kemi arsye të heshtim.

A mundesh të shohësh, mbi kopsht – hëna e plotë ngjitet.
Nuk do e shoh hënën tjetër të plotë.

Në pranverë, kur hëna ngjitej, do të thoshte
koha është e pafund. Zilkat e borës
çeleshin dhe mbylleshin, farat
mbledhur tufë të panjave binin në pirgje të zbehtë.
Bardhë mbi bardhë, hëna ngjitej mbi mështekën.
Dhe në trung, aty ku pema degëzohet,
gjethe të narcisëve të parë, nën dritën e hënës
argjendegjelbër e butë.

Kemi shkuar aq shumë larg bashkë drejt fundit tash
sa është çudi të tutemi prej tij. Në këto net, as nuk kam më siguri
në e di se ç’do të thotë fund. Dhe ti që ke qenë me një burrë-
pas të qarave të para,
gëzimi sikundër edhe frika a nuk janë të pazëshme?

Përktheu: Lindita Komani


Publikimi i mëparshëm

Dollapi i rrobave më i madh në botë

Publikimi i radhës

RMV / 364 raste të reja me Covid-19

Publikimi i radhës

RMV / 364 raste të reja me Covid-19









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!