The Guardian – Qeveria ka urdhëruar shkollat në Angli të mos përdorin burime nga organizata të cilat kanë shprehur dëshirën për t’i dhënë fund kapitalizmit.
Udhëzimet e Departamentit për Arsimin të publikuara gjatë kësaj jave për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit e kategorizon anti-kapitalizmin si një “qëndrim me ekstrem të theksuar politik” dhe e barazoi atë me kundërshtimin e lirisë së fjalës, antisemitizmit dhe miratimit të veprimtari ilegale.
Ish-kancelari John McDonnell tha se masat në mënyrë efektive ndalojnë referencën në shkolla për ngjarjet kryesore në historinë britanike dhe se ato simbolizonin rritjen e “autoritarizmit” brenda partisë qeverisëse, atë Konservatore.
Udhëzime theksojnë se: “Shkollat nuk duhen në asnjë rrethanë të përdorin burime të prodhuara nga organizata që mbajnë qëndrime ekstreme politike për çështjet. Ky është rasti edhe nëse materiali në vetvete nuk është ekstrem, pasi përdorimi i tij mund të nënkuptojë miratimin ose mbështetjen e këtyre organizatave. ”
Në këto udhëzime janë renditur shembuj të atyre që u përshkruan si “qëndrime ekstreme politike”, të tilla si “një dëshirë e deklaruar publikisht për të shfuqizuar ose përmbysur demokracinë, kapitalizmin, ose për t’i dhënë fund zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”; kundërshtimi i lirisë së fjalës; përdorimi i gjuhës raciste, përfshirë antisemitike; miratimi i veprimtarisë së paligjshme; dhe mungesa e vullnetit për të dënuar aktivitetet e paligjshme të bëra në mbështetje të kauzës së tyre.
McDonnell ndër të tjera deklaroi se: “Mbi këtë bazë, udhëzimet do të jenë të paligjshme po t’i referohemi deklaratave të mëdha të historisë dhe politikës britanike duke përfshirë historinë e socializmit britanik, Partinë Lauburiste dhe sindikalizmin, pasi të gjitha këto në kohë të ndryshme kanë mbështetur heqjen e kapitalizmit.
“Ky është një hap tjetër në luftën e kulturës dhe kjo prirje drejt autoritarizmit ekstrem po fiton ritëm dhe duhet të shqetësojë këdo që beson se demokracia kërkon liri të fjalës dhe një popull të arsimuar.”
Ekonomisti dhe ish ministri grek i financave Yanis Varoufakis tha se udhëzimi tregoi “sa e lehtë është të humbasësh një shtet, duke futur fshehurazi totalitarizmin”. Ndër të tjera ai shtoi: “Imagjinoni një sistem arsimor që ndalon shkollat të përfshijnë në kurrikulën e tyre burime mësimore kushtuar shkrimeve të shkrimtarëve britanikë si Ëilliam Morris, Iris Murdoch, apo Thomas Paine. Ndërkohë që . qeveria e Boris Johnson sapo ka udhëzuar shkollat të bëjnë pikërisht atë. ”
Avokatja Jessica Simor sugjeroi që qeveria nuk ka respektuar udhëzimet e veta, pasi pranoi se ligji i ri për Brexit do të thyejë ligjin ndërkombëtar mbi miratimin e veprimtarisë së paligjshme dhe vazhdoi shitjen e armëve në Arabinë Saudite për përdorim në Jemen pas një vendimi i gjykatës se ishte i paligjshëm.
Ndërkohë shkrimtari dhe aktivisti Tariq Ali, , tha se megjithëse udhëzimi i ri ishte një shenjë e “falimentimit moral dhe politik”, zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe aksesi që kanë të gjithë në internet nënkupton që masa të tilla janë të kota.
“Duke lënë mënjanë marrëzinë, këto gjëra nuk funksionojnë”, tha ai. “Njerëzit do të lexojnë atë që duan të lexojnë. Përpjekja për të përmirësuar një version të strategjisë nëpëmjet parandalimit, i cili tashmë është në fuqi, është mjaft skandaloz dhe tronditës.
“Nëse i vendosni gjërat në një listë të ndaluar, shumë të rinj mund t’i përdorin ato përmes internetit dhe t’i lexojnë ato. Ndalimi i tyre nga shkollat nuk do të funksionojë aspak, përveç faktit që është një shenjë e falimentimit moral dhe politik. ” Ndër të tjera ai shtoi se: “Si mund që si të rinjtë dhe të moshuarit të mos lexonin analizat anti-kapitaliste pas vitit 2008, ose tani me virusin në vazhdim dhe recesionet që priten në të gjithë botën perëndimore”.
Është e kuptueshme që Departamenti i Edukimit udhëzon shkollat se nuk duhet të punojnë me agjenci që marrin pozicione ekstreme, përfshirë promovimin e sistemeve politike jo-demokratike dhe që mësuesit duhet të jenë të paanshëm politikisht.
Drejtori për standardet e edukimit Nick Gibb tha: “Burimet tona të reja, burimet udhëzuese dhe trajnuese të edukimit seksual dhe shëndetësor pajisin të gjitha shkollat për të siguruar mësimdhënie gjithëpërfshirëse në një mënyrë të përshtatshme për të gjitha moshat. Këto materiale duhet t’u japin shkollave besim për të ndërtuar një kurrikulë që pasqyron shumëllojshmëri pikëpamjesh dhe prejardhjesh, ndërsa nxit respektin e të gjithë nxënësve për të tjerët, të kuptuarit e marrëdhënieve të shëndetshme dhe aftësinë për të parë mirëqenien e tyre.”
Kjo vjen pasi policia e antiterrorizmit në fillim të këtij viti vendosi grupin jo të dhunshëm “Shuarje e Rebelimit” në një listë të ideologjive ekstremiste që duhet t’u raportohen autoriteteve që drejtojnë programin e parandalimit. Gazeta Liberale



