• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 7 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Busti i Boletinit – dhurata e Mitrovicës për Vlorën

Busti i Isa Boletinit është aseti më i ri në muzeun më të rëndësishëm të historisë shqiptare në qytetin e Vlorës.

29/09/2020
| Kulturë, Rajon

Panteoni i heronjve në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë është pasuruar edhe me një nga emrat më të spikatur të viteve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë. Busti i Isa Boletinit është aseti më i ri në muzeun më të rëndësishëm të historisë shqiptare në qytetin e Vlorës.

Të hënën, në kuadër të aktiviteteve të Ditës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, skulptori mitrovicas, Sabri Behramaj, ia ka dhuruar fondit muzeor bustin e Isa Boletinit.

Në ceremoninë e zbulimit – ku morën pjesë zyrtarë lokalë dhe njerëz të artit – folësit kanë vlerësuar se busti i heroit nga Mitrovica pasuron Muzeun e Vlorës.

Teksa ka falënderuar skulptorin Behramaj, Istref Dobi, drejtor i Muzeut Kombëtar në Vlorë, ka thënë se kjo dhuratë pasuron marrëdhëniet e ngushta mes Mitrovicës dhe Vlorës. Sipas tij, ky bashkëpunim ka filluar prej dy dekadash me binjakëzim të bibliotekave dhe muzeve të të dyja qyteteve.

“Tash po e gëzojmë këtë bashkëpunim edhe me një dhuratë simbolike e të vlefshme që, në fakt, ka brenda edhe art, zemërgjerësi dhe atdhedashuri”, ka thënë Dobi, përcjellin mediat vlonjate.

Sipas drejtorit të Muzeut të Pavarësisë, busti i Boletinit, që ka po të njëtat përmasa sa bustet e tjera, do të vendoset brenda hapësirave të brendshme të Muzeut.

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka thënë se Muzeu tashmë është pasuruar me një nga personazhet më të rëndësishme të historisë shqiptare.

“Dua ta falënderoj artistin për mendimin e realizuar në vepër e që nga sot gjen strehë në muzeun më të rëndësishëm të të gjithë shqiptarëve”, ka thënë Leli.

Sipas kryebashkiakut të Vlorës, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, pas gjithë këtyre viteve i fshehur mes ndërtimeve që ia kanë humbur vlerën dhe pakësuar sharmin, tash e tutje do të transformohet me projektin e mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

 


Publikimi i mëparshëm

Klasicizmi

Publikimi i radhës

Elena Kocaqi me një hipotezë të re: Ja dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar

Publikimi i radhës

Elena Kocaqi me një hipotezë të re: Ja dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!