• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Bashkëjetesa në mes dy arteve: pikturës dhe poezisë

Drenusha Zajmi-Hoxha hyn tek ata shkrimtarë që në poezitë e saj nxjerr lirika të shkëlqyera dhe moderne. Origjinaliteti i saj qëndron pikërisht tek elementi lirik. Lirizmi i saj na lejon të hyjmë në botën e brendshme të poetes, ku poezitë e saj rrjedhin, dhe aty gjejmë harmonizimin në mes frymës meditative, kujtimeve dhe jetës reale.

26/09/2020
| Kulturë

Shkrimtarja Drenusha Zajmi-Hoxha është një nga emrat e njohur në opinionin letrar shqiptar. Drenusha Zajmi-Hoxha është autore e shumë librave për fëmijë dhe të rritur. Profilin krijues të saj e karakterizojnë shumë fusha. Ajo pos që njihet si poete, emri i saj vazhdon të njihet edhe si romansiere, publiciste, autore e një libri humoristik dhe disa librave për fëmijë.

E lindur në qytetin me kala pranë, nën themelet e së cilës fle i qetë qyteti i Prizrenit, Drenusha Zajmi-Hoxha vjen para lexuesit me librin e saj të shtatë me radhë, vëllimin me poezi titulluar: “Më duaj pa më njohur”.

Drenusha Zajmi-Hoxha hyn tek ata shkrimtarë që në poezitë e saj nxjerr lirika të shkëlqyera dhe moderne. Origjinaliteti i saj qëndron pikërisht tek elementi lirik. Lirizmi i saj na lejon të hyjmë në botën e brendshme të poetes, ku poezitë e saj rrjedhin, dhe aty gjejmë harmonizimin në mes frymës meditative, kujtimeve dhe jetës reale.

Lëndë thelbësore që përbën strukturën e këtij vëllimi janë piktura dhe poezia. Mjeshtëria prej shkrimtareje dhe talenti i saj shumë origjinal në pikturë shfaqet fare lirshëm në të dy llojet e fushës së artit, shkruan KOHA.

Ajo bashkon dy arte në një libër të vetëm. Piktura është arti tjetër, i cili ka hyrë në librin e autores Zajmi-Hoxha. Mbase fuqia e letërsisë qëndron në atë se ka shumë afërsi me pikturën më shumë se nga artet tjera. Kjo na ndihmon të kujtojmë edhe fjalimin e nobelistit portugez, Jose Saramago, në vitin 1998, kur gjatë ligjëratës së mbajtur thuhet “piktura nuk është gjë më shumë se letërsi e arritur me brushë”, andaj, një raport këndshëm i përbashkët i poezisë me pikturën qëndron edhe në vëllimin e autores.

Poezitë të cilat hedhin shkëlqimin e vet në vëllimin e poetes gërshetojnë subjekte të temave të ndryshme. Çdo poezi përshkohet nga një thellësi ndjenjash dhe mendimesh. Janë poezi të cilat përputhen me dogmat e kohës.

Autorja vëllimit në fjalë ia dha një titull mjaft emocionues, “Më duaj pa më njohur”. Në aspektin e kësaj filozofie të jetës, autorja, me një dhunti dhe ndjesi mjeshtërore, arrin t’i gjejë vargjet e duhura për jetën, andaj edhe shkruan:

Më duaj pa më njohur mik,

Emri im s’ të duhet, është vetëm një shenjë

grumbull shkronjash, mbledhur për t’më identifikuar

si qenje, si numër mes numrash,

si gjithçka e si asgjë, si dikush e si askush vërejtur,

Ky është një tekst i jashtëzakonshëm i poezisë. Mesazhi i poezisë është fare i qartë. Pulsi i dashurisë së njeriut për njeriun nuk rrah fare. Ndjenja e dashurisë, e cila duhet të zotërojë gjithmonë shpirtin e njeriut, është në rrezik të shuhet. Poezia është një bashkëbisedim imagjinar në mes autores dhe “mikut” të saj. “Miku” në poezi merr trajtën e të dy gjinive “Më duaj pa më njohur mik apo mike”. Metoda e autores që përmes poezisë të shprehë anën esenciale njerëzore prodhon një efekt të fuqishëm tek lexuesi, dhe nuk mund të mos theksoj këtu bukurinë dhe kuptimësinë e vargjeve që poezia në fjalë e përcjell.

Shekulli i njëzetenjë po dëshmohet si më i pamëshirshmi ndaj ndjenjës së dashurisë. Dhe, jo pak herë poezitë e vëllimit janë të përshkruara nga simbolika e dashurisë që lënë gjithmonë shteg për interpretime. Për mua si studiuese e letërsisë, poezinë të cilën do ta veçoja, është pikërisht me këtë motiv, “Mbi varrin e dashurisë”. Dashuria, ndjenja nga e cila varet drejtimi i botës, në shekuj sa vjen e merr lakime të ndryshme, ajo tashmë u materializua duke na sjellë një kaos moral njerëzor, andaj poetja i këndon dashurisë mbi varrin e saj. Koha.net


Publikimi i mëparshëm

Karl Gega – gjeniu dhe magjistari i hekurudhës së Semmering-ut

Publikimi i radhës

Biri jetim i Çamërisë, poeti i “nemun” Bilal Xhaferri

Publikimi i radhës

Biri jetim i Çamërisë, poeti i “nemun” Bilal Xhaferri

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.