• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 4 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Covid-19 “anulon” ceremoninë e çmimeve Nobel

“Hera e fundit që nuk është mbajtur ceremonia në Stokholm ka qenë në vitin 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Gustav Källstrand, historiani i Fondacionit Nobel.

23/09/2020
| Bota, Kulturë

Ceremonia në prani e dhënies së Çmimeve Nobel, e planifikuar për në 10 dhjetor në Stokholm, është anuluar për të parën herë që nga viti 1944, për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot Fondacioni Nobel.

“Hera e fundit që nuk është mbajtur ceremonia në Stokholm ka qenë në vitin 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Gustav Källstrand, historiani i Fondacionit Nobel.

Çmimet e vitit 1944 u dhanë në mënyrë retroaktive në vitin 1945.

“Këtë vit, ideja është që medaljet dhe diplomat t’u dorëzohen kandidatëve në një mënyrë të sigurt, në vendet e tyre të qëndrimit, me shumë gjasa me ndihmën e ambasadave dhe universiteteve të të kandiduarve”, shpjegoi Fondacioni.

Megjithatë, është planifikuar një ceremoni televizive dhe fituesit do ta marrin çmimin e tyre në distancë.

Emrat e fituesve të çmimeve të ndryshme (Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi) do të shpallen në datat e planifikuara, midis 5 dhe 12 tetorit, nga Stokholmi dhe Oslo. AFP


Publikimi i mëparshëm

Ju flet “Mariza Show”

Publikimi i radhës

Nga viti 2004 në SHBA janë mbyllur më shumëse 1800 gazeta

Publikimi i radhës

Nga viti 2004 në SHBA janë mbyllur më shumëse 1800 gazeta









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!