• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 4 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ndahet nga jeta profesori i njohur i Filologjisë orientale

Veprimtaria e tij arsimore-shkencore është gjithëpërfshirëse, si në lëmin e botimeve, përkthimeve dhe të hulumtimeve shkencore.

19/09/2020
| Arsim, Maqedoni

Programi studimor i Filologjisë orientale (18. 9. 2020), ka humbur njërin prej profesorëve të saj, Doc. Dr. Ataullah Alijin. Profesori ynë, i cili nga viti 2012 ishte i angazhuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës, u lind më 28 maj 1957, në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës, ku edhe e kreu shkollën fillore, ndërsa shkollimin e mesëm e mbaroi në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.

Studimet deridiplomike i vijoi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës – Dega e Orientalistikës.
Profesor Ataullahu me sukses të plotë i ka kryer edhe studimet e magjistraturës dhe të doktoratës në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit.

Veprimtaria e tij arsimore-shkencore është gjithëpërfshirëse, si në lëmin e botimeve, përkthimeve dhe të hulumtimeve shkencore.

Si intelektual i njohur, me punën e tij ka lënë gjurmë edhe në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në Fakultetin Filozofik.
Përmes këtij telegrami u shprehim ngushëllimet tona familjes së Tij, kolegëve, miqve dhe studentëve, të cilëve u shërbeu me përkushtim të lartë.

U prehtë në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës


Publikimi i mëparshëm

Inda Sela shpallet fituese e Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Artistike

Publikimi i radhës

Zhan Batist Molieri – një nga komediografët më të mëdhenj të Francës dhe të letërsisë botërore

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

Zhan Batist Molieri - një nga komediografët më të mëdhenj të Francës dhe të letërsisë botërore









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!