• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Besa – gur themeltar i marrëdhënieve shqiptaro-izraelite

Kombi shqiptar është i vetmi në botë, i cili në mënyrë të organizuar ka mundësuar dhe siguruar shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, dhe për këtë vepër fisnike bota di shumë pak.

12/09/2020
| Opinione

Lekë Rezniqi – Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, pa dyshim që është një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe popujve. Ajo solli vëmendjen për marrëdhëniet e veçanta në periudha të ndryshme të historisë.

Historikisht komunikimi mes nesh ka filluar shekuj më parë, por janë rrethanat e ndryshme historike, veçmas ato të shekullit të 20-të të cilat vënë në pah një raport të veçantë. Andaj, duhet theksuar se gur themeli i marrëdhënieve tona është pikërisht sjellja shembullore e kombit shqiptar gjatë Holokaustit, prandaj shpëtimtarët e hebrenjve me të cilët mburremi meritojnë nderimin e përhershëm.

Shqiptarët ndihen krenarë për veprën më njerëzore që njeh historia, ngaqë kombi shqiptar i ka shpëtuar ata që përndiqeshin nga nazistët dhe aleatët e tyre. Kombi shqiptar është i vetmi në botë, i cili në mënyrë të organizuar ka mundësuar dhe siguruar shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, dhe për këtë vepër fisnike bota di shumë pak.

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka njohur antisemitizmin dhe është i vetmi vend në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur numër më të madh të hebrenjve, sesa para luftës. Andaj sot, kombit shqiptar i njihet kontributi i dhënë për shpëtimin e hebrenjve të përndjekur, e rrjedhimisht për themelimin e shtetit të Izraelit.

“Toka e premtuar” për hebrenjtë

Megjithëse me rënien e komunizmit në Shqipëri dhe me hapjen e arkivave shtetërore kjo histori nisi të ndriçohej, një pjesë e madhe e saj, e panjohur deri atëherë, për kontributin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë sovrane në shpëtimin e hebrenjve, kishte mbetur e pazbuluar dhe nisi të zbulohej vetëm pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Shumica e hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri nuk kanë qenë lokalë. Ata kishin ardhur aty prej ndonjë vendi tjetër. Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore jetonin rreth 200 hebrenj, ndërsa pas përfundimit ky numër zyrtarisht është dhjetëfishuar, duke arritur në mbi 2000, por jozyrtarisht mendohet se numri është edhe më i madh.

Pas hulumtimeve të tjera që janë bërë, ka filluar të vërtetohet se numri më i madh i hebrenjve që kanë shpëtuar në Shqipëri kishin kaluar pikërisht nëpër Kosovë dhe trojet e tjera etnike shqiptare në Ballkan.

 


Publikimi i mëparshëm

Paqja që më shpëton nga ankthi i librit të ri

Publikimi i radhës

Në Munih themelohet teatri shqiptar ‘Fanny Show’

Publikimi i radhës

Në Munih themelohet teatri shqiptar ‘Fanny Show’

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.