• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Roland Harwood – shkrimtari i veprave që u përjetësuan edhe në film

Vepra e tij më e vlerësuar ishte “The Dresser”, një dramë mbi një aktor të moshuar shakespeareian dhe floktarin e tij që mbështetet në përvojën e tij si floktar për aktorin, Sir Donald Wolfit.

10/09/2020
| Kulturë

Sir Ronald Harwood – dramaturgu dhe skenaristi i njohur më së shumti për “The Dresser” dhe skenarin e tij që ia solli “Oscarin” në filmin “The Pianist” – ka vdekur në moshën 85-vjeçare, shkruan BBC.

Harwood, që ka shkruar libra të ndryshëm dhe drama të tjera të suksesshme si “Quartet”, ka vdekur në shtëpinë e tij në Sussex.

Agjentja e tij, Judy Daish, ka thënë se ai ka vdekur nga shkaqe natyrore të martën.

Në një deklaratë ajo ka shtuar: “E shoqja e tij ka vdekur më 2013 dhe Sir Ronald është trashëguar nga fëmijët e tyre Antony, Deborah dhe Alexandra”.

Vepra e tij më e vlerësuar ishte “The Dresser”, një dramë mbi një aktor të moshuar shakespeareian dhe floktarin e tij që mbështetet në përvojën e tij si floktar për aktorin, Sir Donald Wolfit.

Fillimisht e inskenuar më 1980, ai u bë një film i suksesshëm tre vjet më vonë, duke pasur si interpretues Albert Finneyn dhe Tom Courtenayn, që ishte nominuar për “Oscar” për aktorin në rol kryesor.

Por Harwood, që ka lindur në Afrikë të Jugut dhe është vendosur në Britani në fillim të viteve ’50, ka thënë se është çuditur nga suksesi i dramës dhe filmit. Duke folur për të, Harwood para katër vjetësh kishte thënë: “Nuk kam ide se cili është apeli i tij i fundmë, vërtet nuk kam”.

“Ishte suksesi im i parë i madh, me siguri, dhe e dua e jam krenar për të, por më çudit popullariteti që ka. Jam ende krenar për lidhjet dhe ndjenjën brenda dramës, është një dramë mbi emocionin; nuk është dramë për trurin, është për zemrën, dhe kjo është pse e dua”.

Harwood ishte nominuar për skenarin më të mirë për “The Dresser”, por iu desh të priste 20 vjet të tjerë para se të merrte statujëzen për veprën e tij në filmin e Roman Polanskit, “The Pianist”.

 


Publikimi i mëparshëm

Këngëtari merr nënshtetësinë shqiptare / Sot jam më shumë shqiptar

Publikimi i radhës

Dorëshkrime arkivore për Nënën Terezë në duart e studiuesve

Publikimi i radhës
Letra e 29 tetorit të vitit 1989, me të cilën misionarja shqiptare Nëna Terezë i ishte drejtuar të fundit president komunist shqiptar, Ramiz Alia. Është një nga tri dorëshkrimet origjinale të saj që ruhen në arkivat e shtetit shqiptar. Bashkë me materiale të tjera arkivore, këto letra do të bëjnë pjesë në shkëmbimet e ndërsjella të kopjeve të dokumentacionit arkivor mes Tiranës dhe Shkupit

Dorëshkrime arkivore për Nënën Terezë në duart e studiuesve

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.