Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon që në 24 orët e fundit 3 persona me COVID-19 kanë ndërruar jetë, 121 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 142 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15.414, numri i pacientëve të rikuperuar është 12.896, numri i vdekjeve është 637, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.881.
“Kanë ndërruar jetë 3 persona, dy pacientë nga Prilepi (63 dhe 83 vjeç) dhe një pacient 60 vjeçar nga Struga”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Të infektuarit në 24 orët e fundit
- Shkup 33
- Kumanovë 8
- Tetovë 6
- Shtip 6
- Gostivar 4
- Strugë 6
- Prilep 2
- Ohër 11
- Sveti Nikole 2
- Kërçovë 1
- Veles 3
- Manastir 6
- Kavadar 4
- Koçan 5
- Dellçevë 3
- Vinicë 1
- Strumicë 3
- Makedonski Brod 1
- Gjevgjeli 3
- Berovë 1
- Kriva Pallankë 9
- Radovish 1
- Kratovë 1
- Vallandovë 1
Të shëruarit në 24 orët e fundit
- Shkup 50
- Kumanovë 32
- Tetovë 4
- Shtip 17
- Gostivar 12
- Strugë 4
- Prilep 11
- Ohër 2
- Sveti Nikole 1
- Kërçovë 2
- Veles 2
- Kavadar 2
- Koçan 1
- Dellçevë 2
- Vinicë 2
- Strumicë 2
- Makedonski Brod 1
- Gjevgjeli 1
- Berovë 2
- Radovish 1
- Kratovë 1
Në 24 orët e fundit janë bërë 1410 teste. Deri më tani, janë kryer gjithsej 161.590 teste të Covid-19 në vend. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.