Këngëtari i njohur nga Kosova, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera Fejzullahu kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Fejzullahu përmes një postimi në Instagram ka falenderuar presidentin Meta duke e shprehur me ndjenja patriotizmi një moment të tillë.
Artisti në postimin e tij shkruan se me këtë vendim është ndjerë krenar për të gjithë punën dhe angazhimin e tij.
“I dashur President Meta, Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare. Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër bote. I dashur President, unë sot me pasaportën Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe ndere i dashur President. Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, shkruan këngëtari Sabriu.