92 të infektuar më virus korona janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 997 testime të bëra. Më shifrat e fundit, numri i të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15090.
Prej tyre 2238 janë raste aktive. Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë natës 3 persona kanë humbur betejën me këtë virus. Viktimat janë të moshës nga 35 deri 63 vjeç. Një nga Gostivari, një nga Dibra dhe një nga Resnja. Deri tani virusi korona ka marrë jetën e 617 personave.
86 qytetarë i shtohen listës së të shëruarve, ku gjithsej figurojnë 12235 persona. Në Klinikën Infektive kujdes mjekësorë pranojnë 87 persona, 53 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi. Ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” janë të shtrirë 21 pacientë, 2 prej të cilëve në aparat për frymëmarrje artificiale.
Në qytet tjera numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë në spital është 124. Nga komunat e Shkupit, numër më të lartë të rasteve aktive ka Aerodromi 112, ndërsa të tjerat regjistrojnë numër dyshifrorë të rasteve aktive.