Ideja se shkolla dhe biznesi mund të ecin krah për krah duhet përqafuar. Ndryshe nga çfarë mund të mendohet, për studentët universiteti përbën një mundësi të përkryer për të avancuar në sipërmarrjen e tyre
A është periudha e studimeve në të vërtetë një kohë e mirë për të nisur një biznes?
Shumica e studentëve do të thonin jo, dhe kjo është tërësisht e kuptueshme përshkak se jo pak herë ata e kanë të vështirë të balancojnë aktivitetet në jetën e tyre; studimin, afatet e dorëzimit të detyrave, argëtimin me miqtë dhe familjen etj. Sidoqoftë statistikat në mbarë botën tregojnë se një numër shumë i madh studentësh i fillojnë bizneset e tyre që në bangat e universitetit. Disa nga sipërmarrësit më të njohur e kanë zhvilluar idenë e tyre të biznesit teksa studionin në universitet dhe sot, sipërmarrësit e rinj janë të etur të imitojnë këto medele suksesesh, para se të diplomohen. Në vend që të jetë pengesë, shkolla mund të jetë një ndihmesë shumë e madhe në përcaktimin dhe ndikimin e qëllimeve të karrierës.
1. Rrezik i ulët, shpërblim i lartë
Studentët që fillojnë sipërmarrjet e tyre në universitet nuk kanë çfarë humbasin. Në përgjithësi ata nuk zotërojnë kapital shumë të madh, kanë pak angazhime dhe në skenarin më të keq, do të rikthehen në jetën e tyre të zakonshme. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të kenë një qasje rastësore për të filluar një biznes. Vitet e studimit përfundojnë shpejt dhe të diplomuarit e gjejnë veten krejt papritmas në një terren me rreziqe të mëdha. Ndërkohë që nese ideja fillon të testohet gjatë kohës së studimit, do të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me suksesin ose jo, të saj. Në këtë mënyrë fitohet një siguri, apo ndoshta lind një ide e re që mund të zhvillohet edhe më tej. Sa më shpejt të provohen idetë, aq më mirë. |
2. Resurset e universitetit
Universitetet kanë akses në lidhje më të shpejta të internetit, konsultime falas nga profesorët që shpesh përshihen me shumë dëshirë në përgatitjen e studentëve që kanë dëshirë të krijojnë një startup, salla konferencash si dhe shumë burime të tjera për të cilat normalisht paguhet shumë jashtë kampusit. Kjo është një mundësi ideale, që nuk duhet lënë pa u shfrytëzuar nga studentët.
3. Edukimi në botën reale
Mund të mësosh shumë në auditorët e unviersitetit por kjo shpesh herë nuk mjafton. Bota e sipërmarrjeve është një urë e madhe lidhëse midis materialeve të mësuara dhe koncepteve të aplikuara. Nuk ka mënyrë më të mirë për të përshpejtuar rritjen profesionale sesa për të krijosh një kompani.
4. Konsumatorët të aksesueshëm
Studentët janë një burim i vlefshëm për të testuar idetë fillestare. Ata janë të lirë, dhe e tregojnë realitetin ashtu siç është, edhe nëse nuk i’u pëlqen ajo që u ofrohen. Ndaj nëse një student vendos të ngrejë një sipërmarrje që në universitet, atëherë mendimet e kolegëve të tij janë tepër të vyera. Vlerësimet dhe reagimet e tyre janë një shenjë e mirë nëse produkti apo shërbimi është i zbatueshëm dhe me perspektivë për sukses. Studentët janë gjithashtu kontaktet e tyre, rrjetin e tyre personal ndaj kanë edhe fuqinë për ta shndërruar diçka në virale.
5. Mentorimi
Kur je student e ke të thjeshtë të kontaktosh me thuajse këdo. Kontaktet që të krijon universiteti apo vetë statusi i studentit janë shumë të vlefshme. Shpesh herë drejtuesit e korporatave e kanë kënaqësi të japin këshilla dhe të orientojnë në rrugën e suksesit, sipërmarrësit e rinj. Jo pak herë atë janë më të disponueshëm dhe të hapur kundrejt studentëve, sesa ndaj individëve të tjerë pasi nuk i shohin ata si kërcënim. Njëkohësisht edhe pedagogët e universitetit janë aty për t’i udhëzuar studentët e tyre, të përparojnë në qëllimet që i kanë vendosur vetes.
A ka anë negative për të filluar një biznes ndërsa studion në universitet? Sigurisht, studentët mund të shpenzojnë disa para për të nisur biznesin e tyre dhe me shumë mundësi do të sakrifikojnë për një kohë të gjatë gjumin, por invesitimi do të shpaguhet në mënyrë të tjera, të prekshme dhe të paprekshme, duke e bërë atë një përvojë të dobishme dhe të paharrueshme. Gazeta Liberale