• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Covid-19

Covid – 19 / Komuna e Bërvenicës  e mirëpret realizimin e projektit të Shoqatës “Tradita”

Sot, përfaqësuesit e kësaj shoqate realizuan  takim pune me kryetarin e Komunës së Bërvenicës, z. Enver Pajaziti, ku mes tjerash u diskutua për situatën e përgjithshme me pandeminë Covid -19 në këtë komunë, me theks të veçantë u bisedua për përgatitjet që bëhen për fillimin e procesit edukativ — arsimor në Komunën e Bërvenicës.

03/09/2020
| Covid-19, Maqedoni, Tradita plus

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” vazhdon me aktivitetet e saj në rajonin e Pollogut, për implementimin e projektit “Bëhu mjek duke i dëgjuar mjekët, shëro pacientë duke mos i infektuar të tjerët”.

Sot, përfaqësuesit e kësaj shoqate realizuan  takim pune me kryetarin e Komunës së Bërvenicës, z. Enver Pajaziti, ku mes tjerash u diskutua për situatën e përgjithshme me pandeminë Covid -19 në këtë komunë, me theks të veçantë u bisedua për përgatitjet që bëhen për fillimin e procesit edukativ — arsimor në Komunën e Bërvenicës.

“Situata në territorin e komunës sonë është stabile përderisa kemi rënie drastike të numrit  të të infektuarve. Që me shpalljen e pandemisë edhe në vendin tonë, Komuna e Bërvenicës i ka marrë të gjitha masat që e parandalojnë përhapjen e virusit korona, i kemi zbatuar protokollet e qeverisë, përkatësisht të Ministrisë së Shëndetësisë. Me këtë rast i falënderoj banorët e komunës sonë që i kanë respektuar masat anti-covid dhe në këtë mënyrë kanë kontribuar që ta kemi nën kontroll gjendjen e përgjithshme shëndetësore” – tha kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti.

Ai, po ashtu tha se në komunën që e drejton, nga Covid -19 ka pasur vetëm një viktimë, ndërsa të infektuarit nga virusi korona janë shëruar.

Ndërsa përfaqësuesit e Shoqatës “Tradita”, Selam Sulejmani, Hamit Hajrullai dhe Miftar Emini, e falënderuan z.Enver Pajaziti që e ka mirëpritur realizimin e projektit për sensibilizimin dhe informimin e nxënësve për respektimin e masave kundër virusit korona edhe në Komunën e Bërvenicës.

“Qëllimi i projektit është që ta sensibilizojmë dhe ta informojmë drejtë opinionin publik, në veçanti nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, me pandeminë Covid-19, masat që duhet të ndërmerren, si: mbajtja e maskave, përdorimi i dezinfektuesve dhe respektimi i distancës. Ekipi i shoqatës sonë angazhohet në radhë të parë përmes Ueb faqes zyrtare www.tradita.org, që t’i informojmë qytetarët dhe nxënësit e rajonit të Pollogut me ecurinë e pandemisë, me vendimet e autoriteteve kompetente, se si do të realizohet viti i ri shkollor 2020/2021, si dhe studimet e fundit që kryhen për zbulimin e vaksinës”- tha Selam Sulejmani nga Shoqata “Tradita”.

Në përmbyllje të takimit, kryetarit, z. Enver Pajaziti nga Shoqata “Tradita” iu dorëzuan një sasi e konsiderueshme e materialeve promovuese (anti —Covid-19), të cilat do të ekspozohen në shkollat qendrore dhe periferike të komunës së Bërvenicës.

Projekti i lartpërmendur implementohet në rajonin e Pollogut, përkatësisht në Komunën e Tetovës, Komunën e Tearcës, Komunën e Bërvenicës, kurse i njëjti financohet nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së.


Publikimi i mëparshëm

RMV / 145 raste të reja, 216 të shëruar dhe dy të vdekur nga virusi korona

Publikimi i radhës

RMV/ Asnjë viktimë,166 raste të reja – shërohen 224 pacientë

Publikimi i radhës

RMV/ Asnjë viktimë,166 raste të reja - shërohen 224 pacientë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!