Moderatorja dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Mesnata e ka gjetur Luanën me një surprizë të mrekullueshme.
Ka qenë vetë moderatorja që ka publikuar foto ku shfaqet në tarracën e shtëpisë me tollumbaca në dorë, rrethuar nga buqeta të mëdha lulesh, shampanjë dhe një tortë.
“29 vjetori festohet me pizhama e pa grim”, shkruan Luana ndërsa e pranishme në këtë surprizë ka qenë edhe motra e saj, Marina, e cila gjithashtu ka publikuar disa pamje.
“Gezuar ditelindjen jete! Zoti te bekofte! Nuk e imagjinoj dot jeten pa ty! Te dua pafund”, ishte urimi i Marinës për të motrën.