MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1768 testime, kurse janë regjistruar 127 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 38, Kumanovë – 23, Prilep – 15, Gostivar – 12, Tetovë – 8, Veles – 5, nga 3 raste në Shtip, Probishtip, Berovë, Dellçevë dhe Sveti Nikollë, nga 2 raste në Strugë dhe Pehçevë dhe nga 1 rast në Dibër, Manastir, Ohër, Kavadar, Strumicë, Vinicë dhe Negotinë.
Sot ISHP-ja ka regjistruar 60 pacientë të shëruar prej të cilëve në Gostivar – 22,Shkup -19 dhe Kavadar -11.
Autoritetet njoftojnë se kanë ndërruar jetë 5 persona, një 69 vjecare nga Kriva Pallanka, dy nga Gostivari të moshës 77 dhe 63 vjecare, një 69 vjecar nga Negotina dhe një 70 vjecar nga Shkupi.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë shkon në 13.799, numri I të shëruarve është 10.210, I viktimave – 573, kurse për momentin shënohen 3016 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë 140.093 testime.
Në covid-spitalet e vendit janë të shtruar gjithsejt 339 pacientë prej të cilëve 59 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore me oksigjeno terapi apo të kycur në respiratorë.