Më datën 21 dhe 22 gusht 2020, Shoqata e Etnokulturës Shqiptare “ETNOALB” mbajti konferencën e katërt me temë: “ETNOKULTURA E FUSHËGROPËS SË STRUGËS DHE OHRIT”. Konferenca u mbështetet nga Ministria e Kulturës, si dhe nga Komuna e Strugës kryetari komunës z. Ramiz Merko dhe ne si shoqatë jemi mirënjohës për përkrahjen e këtyre dy subjekteve. Konferenca shkencore u mbajt në hotelin “Solferino” në Strugë me fillim në orën 13.00. Gjatë sesionit I, u zhvillua hapja e konferencës nga kryetarja e Shoqatës së Etnokulturës Shqiptare “ETNOALB”, Bukurije Mustafa, pastaj fjalën e mori kryetari i Komunës së Strugës z. Ramiz Merko, duke përshëndetur të pranishmit. Me këtë seancë kryesuan Zeqirja Neziri dhe Hiriet Ziberi dhe konferenca filloi me Agron Xhagollin me temë: Këngët e dasmës pogradecare dhe vazhduan pjesëmarrësit tjerë, si: Zeqirja Neziri dhe tema: Balada strugane e Aga Y(I)merit;
Nebi Dervishi: Kostumet popullore në fushëgropën e Ohrit; Zejnullah Qyrra: Kultura materiale dhe shpirtërore në Veleshtë të Strugës; Nuhi Vinca: Poetika e paradoksit në lirikën popullore shqiptare. Me seancën e pasdites, kryesuan: Bekim Ramadani dhe Izaim Murtezani. Kjo pjesë filloi me Kaim Murtishin me temë: Këngët popullore dikur dhe sot në fshatrat toske të Strugës;
dhe vazhdoi me Edibe Osmanin me temë: Vazhdimësia e elementeve solare në kulturën ilire në nekropolin e Trebenishtës; Leontina Gega-Musa me temë: Konteksti i situatës së rrëfimit të fjalëve të urta (me shembuj nga fushëgropa e Strugës); Osman Adili: Vallet tradicionale në fushëgropën e Strugës dhe Ohrit; Mustafa Ibrahimi: Dita e Verës në trevën e Strugës dhe trevat shqiptare të Pellagonisë dhe përfundoi me Hiriet Ziberin, Veshjet e femrave strugane. Sesioni i nesërm i 22 gushtit u kryesua nga Mustafa Ibrahimi dhe Besnik Emin dhe filloi me Bekim Ramadanin me temë: Kaim Murtishi, veprimtar i spikatur i etnokulturës shqiptare; për të vazhduar me Bukurije Mustafën me temë: Vështrim antropologjik mbi dasmën tradicionale veleshtare (Rite dasme të viteve të 50-ta dhe të 60-ta të shekullit XX); Izaim Murtezani: Kodi fitomorf në traditën popullore të disa fshatrave strugane; Besnik Emini: Arkivi fotografik i antropologut amerikan Joel N. Halpernit për rrethinën e Strugës dhe Ohrit; Rini Useini: Pishtarët struganë të etnokulturës shqiptare, çifti Rahmi dhe Shpresa Vinca Tuda; Ardian Limani: Kontributi i “Klubit të Ohrit” dhe “Klubit të Strugës” në kulturën shqiptare (1908). Konferenca u mbyll me diskutim rreth çështjeve të ndryshme që ka të bëjë me tema të trashëgimisë kulturore te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar mungesën e mbrojtjes institucionale, si dhe nevojën e krijimit të një arkivi, me qëllim ruajtjen e drejtë të kulturës materiale dhe shpirtërore, e që promovohet nga shoqatat e ndryshme. Në konferencë u vendos edhe lidhje on-line me disa nga pjesëmarrësit që nuk kishin mundësinë e pranisë: Bexhet Asani Dita e Verës në rajonin e Strugës dhe te struganët në Nju Xherzi– SHBA; Avzi Mustafa: Parapëlqimi dhe përpunimi i ngjyruesve natyror në Strugë e Ohër dhe me video prezantim Xheladin Emini: Gjurmë folklorike, etnologjike e zakonore. Pjesëmarrësit tjerë që kanë dërguar kumtesa janë edhe Bardhosh Gaçe: Gjurmë të eposit heroik në trevën e Strugës; Hamit Xhaferi: Disa dukuri të etnokulturës shqiptare në trevën e Strugës; Nevrije B. Ismaili: Këngët e dashurisë në fshatrat toske të Strugës dhe Nexhat Çoçaj: Zjarri, uji, veza dhe gjelbërimi elemente të përbashkëta të riteve të motmotit dhe ceremonive familjare të Strugës dhe Prizrenit me rrethina. Të gjitha punimet nga konferenca do të jetë të botuara në revistën për folklor dhe etnologji “ETNOALB”, nr. 4.
ETNOKULTURA E FUSHËGROPËS SË STRUGËS DHE OHRITMë datën 21 dhe 22 gusht 2020, Shoqata e Etnokulturës Shqiptare…
Posted by Shoqata e Etnokulturës Shqiptare "Etnoalb" on Monday, August 24, 2020