• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 29 Qershor 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Aktorja Arta Dobroshi fituese e Çmimit “Aktorja e Evropës” 2020

Me këtë mirënjohje, Arta Dobroshi do të radhitet në mesin e emrave të fituesve të deritnaishëm, siç janë Ljuba Tadiq (Serbi), Jon Karamitru (Rumani), Milena Zupançiç (Slloveni), Ana Patreson (Suedi), Marsel Bozone (Francë), Rade Sherbexhija (Kroaci), Brus Mejers (Britani e Madhe), Selma Alispajiq (BeH), Maria Do Seu Gera (Portugali) dhe të tjerë.

20/08/2020
| Kulturë, Rajon

Festivali Internacional i Teatrove – Aktori i Evropës 2020 për të 18-tën herë do të mbahet prej 25 deri më 30 gusht në Resnjë. Për shkak të situatës me Covid-19, organizuesit informojnë se të gjitha ngjarjet e festivalit do të mbahen në ambient të hapur, me të gjitha masat e sigurisë, në pajtim me protokollet e Qeverisë.

Festivali në mënyrë solemne do të hapet para “Sarajit” në Resnjë më 25 gusht me vargjet e klasikëve të poezisë shqipe, maqedonase dhe greke, e më pas do të pasojnë fjalime përshëndetëse të kryetarit të festivalit, Branisllav Miçunoviq-Zhaga, kryetarit të jurisë internacionale Meto Jovanovski dhe Rektorit të Universitetit internacional Europa Prima dhe Kryetarit të Festivalit, Jordan ÇPlevnesh.

Çmimi kryesor Aktori i Evropës 2020 këtë vit do t’i ndahet aktores Arta Dobroshi nga Kosova.

Me këtë mirënjohje, Arta Dobroshi do të radhitet në mesin e emrave të fituesve të deritnaishëm, siç janë Ljuba Tadiq (Serbi), Jon Karamitru (Rumani), Milena Zupançiç (Slloveni), Ana Patreson (Suedi), Marsel Bozone (Francë), Rade Sherbexhija (Kroaci), Brus Mejers (Britani e Madhe), Selma Alispajiq (BeH), Maria Do Seu Gera (Portugali) dhe të tjerë.

Çmimin prestigjioz Çelësat e Prespës 2020, këtë vit do ta marrin Ambasadori i Republikës së Francës, E.T. Kristian Timonie dhe kardiokirurgu i njohur nga Los Angjelosi, SHBA, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Dr. Stiven Bibevski.

Në kuadër të ceremonisë së njejtë, siç informojnë organizuesit, do të ndahet edhe Karta e madhe “Ballkani – Zemra e Evropës”, që këtë vit do ta marrin afaristë të shquar nga vendi, Irena Jakimovska, pronare dhe menaxhere e “Comfy Angel”, Sllobodan Kutrevski nga Pekabesko, Nebi Hoxha – kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, si dhe Aris Vllahos, Kryetar iu Shoqatës së bizneseve greke në Maqedoninë e Veriut.

Festivali mbahet nga vera e vitit 2003 kur Parlamenti evropian e shpalli Liqenin e Prespës Park ndërkufitar evropian, mes Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë.


Publikimi i mëparshëm

108 raste të reja me Covid -19, shërohen 112 pacientë

Publikimi i radhës

Vaksina kundër virusit korona në Maqedoninë e Veriut – do të jetë falas

Publikimi i radhës

Vaksina kundër virusit korona në Maqedoninë e Veriut - do të jetë falas









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!