• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

AZGJ-ja e promovoi Doracakun e nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve

Ky doracak është hartuar kryekëput duke u mbështetur në Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, ku përcaktohet qartë se cilat janë gjuhët zyrtare në RMV, cila është e drejta individuale e nëpunësve për të komunikuar me anë të tyre, cilat janë detyrimet që duhet t’i kryejnë ata etj.

19/08/2020
| Kulturë, Maqedoni

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup u promovua Doracaku i nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Para të pranishmive foli drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili theksoi se qëllimi i këtij doracaku është që t’i orientojë dhe t’jua lehtësojë punën nëpunësve administrativë në institucionet shtetërore.
Në vazhdim foli edhe Ajtene Qamili, njëra nga përpilueset e doracakut, e cila u ndal në udhëzimet praktike se si duhet të shkruhen shkresat zyrtare. Disa fjalë i tha edhe profesori Bashkim Selmani, po ashtu njëri nga përpiluesit e doracakut, duke theksuar se tani gjuha shqipe e ka një adresë institucionale, e kjo është AZGJ-ja, e cila ka përgatitur këtë doracak.
Ky doracak është hartuar kryekëput duke u mbështetur në Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, ku përcaktohet qartë se cilat janë gjuhët zyrtare në RMV, cila është e drejta individuale e nëpunësve për të komunikuar me anë të tyre, cilat janë detyrimet që duhet t’i kryejnë ata etj. Brenda tij janë dhënë edhe të gjitha format e nevojshme që u nevojiten atyre në rrafshin e komunikimit administrativ: si shkruhet një lutje, një kërkesë, një njoftim, një procesverbal, një ftesë, një kontratë, një ankesë etj.
Në përpilimin e këtij doracaku kanë marrë pjesë: gjuhëtarë, mësimdhënës, punonjës shkencorë nga vendi dhe nga jashtë, duke shpresuar se nëpunësve administrativë do t’ju bëhet ndihmës kryesor në punën e përditshme të tyre.

 

https://www.facebook.com/apjazgj/posts/957007311428170?__tn__=K-R


Publikimi i mëparshëm

Universitetet dhe pandemia / Kombinimi i fondeve qeveritare dhe universitare për përballimin e krizës

Publikimi i radhës

10 fotografët më të mirë shqiptarë në 10 fotografi

Publikimi i radhës

10 fotografët më të mirë shqiptarë në 10 fotografi

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.