• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 29 Qershor 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Sfera online, fokus për idetë për trashëgiminë kulturore

ipas organizatorëve, ky edicion do të mbështesë fusha kreative, si rrëfimi dhe interpretimi, digjitalizimi i trashëgimisë, trashëgimia e errët si edhe arkivimi i së përkohshmes (praktikat e dokumentimit në kohë reale).

07/08/2020
| Kosovë, Kulturë

Pandemia mund të ndikojë edhe tek idetë mbi trajtimin e trashëgimisë kulturore. Fondacioni kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Kosova) ka hapur thirrjen për projekte përmes edicionit të pestë me radhë të platformës “Heritage Space”.

Në thirrjen e shpallur të enjten, kjo organizatë ka ftuar të gjithë artistët dhe profesionistët të cilët veprojnë në fushën e kulturës, industrive kreative dhe shkencave humanistike digjitale që të aplikojnë për platformën e sivjetme.

Sipas “CHwB Kosova”, platforma në fjalë është “një mundësi për të punuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit”.

“Kjo platformë, përmes mentorimit profesional dhe mbështetjes teknike, inkurajon qasjet inovative në trajtimin e trashëgimisë kulturore, për të nisur dhe vazhduar diskurset për të kaluarën, të tashmen si dhe të ardhmen. ‘Heritage Space’ ofron hapësirë për artistë dhe profesionistë të cilët veprojnë në fushën e kulturës, industrive kreative dhe shkencave humanistike digjitale, për të punuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit”, thuhet në kumtesën e “CHwB Kosova”.

Sipas organizatorëve, ky edicion do të mbështesë fusha kreative, si rrëfimi dhe interpretimi, digjitalizimi i trashëgimisë, trashëgimia e errët si edhe arkivimi i së përkohshmes (praktikat e dokumentimit në kohë reale).

Siç thuhet në njoftim, platforma e sivjetme e “Heritage Space” do t’i favorizojë “idetë që marrin parasysh tranzicionin e suksesshëm në sferën online, për të reaguar kështu ndaj kontekstit të ri social dhe kulturor si rezultat i pandemisë së vitit 2020”.

Menaxherja e Programit në “CHwB Kosova”, Blerta Ismaili, ka thënë se edicionit të sivjetmë i janë shtuar dy fusha të reja, siç janë trashëgimia e errët dhe arkivimi i së përkohshmes. Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

Disa njerëz kanë imunitet të natyrshëm ndaj Covid-19

Publikimi i radhës

Remington Robinson – artisti që krijon mini piktura në kuti teneqeje

Publikimi i radhës

Remington Robinson - artisti që krijon mini piktura në kuti teneqeje









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!