Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, priti sot në një takim albanologun Ismail Hamiti, pasi këtyre ditëve ai botoi librin me titull “Bazat e përkthimit dhe të interpretimit”, si rezultat i punës së tij gati njëzetvjeçare në lëmin e përkthimit e që kap segmentin e mësimit të gjuhës shqipe nga të huajt, fushën e përkthimit, të redaktimit gjuhësor dhe menaxhimit të drejtpërdrejtë me Sektorin e Përkthimit në Kuvendin e RMV-së.
Libri në fjalë synon t’u japë njohuri elementare për çështjet teorike dhe praktike të përkthimit dhe interpretimit të gjithë atyre që dëshirojnë të merren me përkthim dhe interpretim; atyre që tani më e praktikojnë këtë profesion; që menaxhojnë me përkthyes dhe interpretues, si dhe atyre që nuk merren me të, por që janë kureshtarë të diјnë më shumë për profesionin e përkthyesit dhe të interpretuesit.
Mbi të gjitha, urojmë që ky libër do t’u vijë në ndihmë personave që merren me përkthim dhe interpretim, pa marrë parasysh kombinimin e gjuhëve të cilat i përdor dhe se do të inkurajojë edhe studiues të tjerë të merren me këtë fushë.
Me këtë rast albanologu Hamiti, me disa ekzemplarë nga libri më i ri i tij, e pasuroi edhe bibliotekën e Agjencisë.