Në mesin e shumë artistëve, protestës i janë bashkuar edhe tre artistët e njohur Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda.
Ky i fundit ka shkruar në rrjetin social facebook “Nuk na mundni dot. Mos e krruni me muzikantet! Do behet mullar gjeja!”
“Tre musketjerët” njihen për shumë këngë të bukura që i kanë sjellë skenës muzikore shqiptare.
Kujtojmë që gjatë protestës së sotme, ka pas dhe përplasje mes artistëve dhe policisë. Policia ka shoqëruar disa protestues.