• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Gazetari i njohur Driton Zenku – vjen para lexuesit me 100 poezi

20/07/2020
| Kulturë, Maqedoni

Këto ditë doli nga shtypi botimi i gjashtë me poezi i poetit Driton Zenku. “100 Poezi në 20 vite krijimtari”, mban titullin libri jubilar për dy dekada krijimtari të autorit, njofton Flaka Plus.

Në prononcimin për FP, Zenku shprehet që ky botim ka simbolikën e vete, pasi është thesari i krijimtarisë së tij në botën e letërsisë për dy dekada të tëra.

“Them që është libër shumë me rëndësi për krijimtarinë time letrare. Ka më tepër arsye por ky botim përmban përzgjedhje të 100 poezive nga pesë botimet paraprake. Është një rrumbullakim i 20 viteve të krijimtarisë sime letrare. Po ashtu, libri për mua paraqet kënaqësi shpirtërore nga fakti që i dedikohet babait tim të ndjerë, Ferit Zenku. Është një shenjë simbolike faleminderuese për gjithçka bëri për mua si një prind i devotshëm, arsimdashës dhe mbi të gjitha një burim frymëzimi për mua se si duhet të mbrohet kombi dhe feja që i takojmë. Në fakt, është gjëja më e vogël që mund të bëj për prindërin tim si meritor i çdo suksesi që kam arritur deri këtu. Mirënjohës pafundësisht”, shprehet ZenkuLibri është i ndarë në katër kapituj dhe përfshinë poezi nga jeta shoqërore, dashuria dhe sfera të tjera.

Driton Zenku lindi më 1979 në Gostivar. Studimet i kreu në UEJL – Tetovë. Është ky libri i gjashtë me poezi në 20 vite krijimtari. Është bashkautor, recenzent dhe redaktor i më tepër botimeve. Libri u botua me mbështetje të Ministrisë së Kulturës nga Shtëpia Botuese Flaka, ndërsa u shtyp në Shtypshkronjën Arbëria Design.

Më herët ka qenë zëdhënës në komunën e Gostivarit. Prej 16 vitesh punon si gazetar. Është themelues i Agjencisë së lajmeve Flaka dhe Portalit Informativ Gostivari Sot. Jeton dhe vepron në qytetin e lindjes.


Publikimi i mëparshëm

80-vjetori i lindjes së poetit Frederik Reshpjes

Publikimi i radhës

Letërsinë e vërtetë e gjejmë te Koliqi, Kadare, Camaj

Publikimi i radhës

Letërsinë e vërtetë e gjejmë te Koliqi, Kadare, Camaj

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!