VARIANT – BALADË PËR NGUSHTËSINË
(Jeta bëhet lëmsh në idhcë.)
…dhe hyn nga një deriçkë nata e bezdishme
në dhomën sa një frëngji
në dhomën e zhveshur.
Mbi shtrat të athët
lotët janë të pakripë,
mërzia shkund figurën e dergjur
dhe jeta tue shpejtue
kacavjerret për qielli.
…dhe nata zgjat
aty ku zhbëhet dashuria
e jeta ngec në grykë.
Ngushtohen shtatë palë qiej
ndizen grimca ajëri
vjen ndërzimi i pacipë
dhe zemrat s’çelin…
Një bunacë nate gëlltit ç’gjen,
derisa çel dita
skuqet e ngushtohet horizonti,
dhembja bën kërdi
avitet gjëma…
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3080917901944556&set=a.710875962282107&type=3&theater



