• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 4 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Më 16 korrik 1895 u botua numri i parë i gazetës “Shqiptari”

16/07/2020
| Bota, Spektër

Më 16 korrik 1895 u botua numri i parë i gazetës “Shqiptari” (Albanezul) në Bukuresht, Rumani, nga Bashkësia Shqiptare.

Fillimisht nën drejtimin e Nikolla Naços, “Shqiptari” konsiderohej si gazetë e përjavshme, kurse vitet e fundit të publikimit si revistë. Ishte një ndër publikimet më të rëndësishmet në historinë e shtypit shqiptar

Kolonia Shqiptare e Bukureshtit ka qenë flamurtarja më e madhe e mërgimit shqiptar. Misioni i saj ishte atdhetarizmi dhe qytetërimi, bashkimi, uniteti dhe prosperiteti.

Sipas Lasgush Poradecit, Nikolla Naço boton të parën gazetë shqiptare, bën të parën shkollë shqiptare, inauguron të parën kishë shqiptare, dorëzon të parën xhami shqiptare, redakton të parin plan strategjik për Kryengritjen e Madhe shqiptare.

Numri i parë i gazetës doli me artikuj në gjuhën shqipe dhe rumune dhe kishte dy kolona: Letëra e Florinjtë dhe Letëra e Zezë në të cilat lartësoheshin atdhetarët dhe fshikulloheshin tradhtarët.

Në shkrimet e kohës Naço theksonte se “Qëllimet e tij drejtoheshin kah krijimit të një marrëveshjeje ndërmjet shqiptarëve nga të gjitha anët e botës nëpërmjet botimit të një gazete, që do t’i shprehte konkretisht dhe do t’i përfaqësonte drejtësisht kërkesat dhe aspiratat mbarëkombëtare”


Publikimi i mëparshëm

Ngrihet Qendra për Studime dhe Publikime për Arbëreshët

Publikimi i radhës

Luftërat ballkanike – krimet serbe ndaj shqiptarëve

Publikimi i radhës

Luftërat ballkanike – krimet serbe ndaj shqiptarëve









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!