• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Të mësuarit për Holokaustin e fuqizon kohezionin brendashoqëror

09/07/2020
| Kulturë, Rajon

Sot në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, është promovuar doracaku “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”,  i përgatitur nga  nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Ky doracak, i promovuar dhe nën kujdesin e kabinetit të kryeministrit Avdullah Hoti,  dhe në bashkë-organizim me organizatën “Kosova jewish organization”, është bërë në katër gjuhë të ndryshme – shqip, maqedonisht, turqisht dhe serbisht, në mënyrë që të përfshijë të gjitha komunitetet etnike në Maqedoninë e Veriut.

Mbi rëndësinë dhe strukturën përmbajtjesore të këtij doracaku foli Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH në Shkup.

Shumë të nderuar, mund të mos jetë modeste, por duke ju konsideruar të gjithë juve admirues te temës së Holokaustit, dua t’ju them se unë e përfaqësoj institucionin e vetëm shkencor në rajonin tonë që ka Departament shkencor për Edukimin dhe Hulumtimin e Holokaustit, duke u bërë kështu jo vetëm epiqendër e njohjes së kësaj teme në këtë regjion, por edhe duke gjurmuar njësoj si për diamantin në shkretëtirë për t’i gjetur të gjitha ato familje të trevave tona që në çfarëdo mënyre kanë ndihmuar për shpëtimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Dhe, më vjen mirë që sot kam mundësi të konstatoj se familje të tilla, me të cilat ne mund të mburremi, kemi gjetur në krejt gjeografinë tonë, qoftë në Shkup, në Ferizaj, në Tiranë e në Shkodër. Madje, pa e tepruar, do të thosha se Kosova atëbotë ishte ngjashëm si udha që i kthente hebrenjtë nga Egjipti për në Tokën e Premtuar. Familja hebreje Alltarak, që erdhi nga Beogradi dhe, përmes Kosovës, kaloi në Tokën e Shpëtimit, në Shqipëri, si edhe familja tjetër Frances, që erdhi nga Shkupi dhe, po ashtu përmes Kosovës, kaloi në Shqipëri, janë dy ekzemplarë të udhëtimit mbi këtë tokë për të shkuar drejt jetës. Andaj kam kënaqësi të them se sot jemi pikërisht në pikëprerjen e rrugës së hebrenjve që atëbotë udhëtonin drejt shpëtimit.
E kur i kthehemi doracakut dhe synimit të tij, më duhet të them se mundësia që kjo temë tashmë të bëhet pjesë edhe e shkollave tona, është një mundësi e shkëlqyer që jo vetëm ta kujtojmë një tragjedi me përmasa planetare, por edhe të kujtohemi në paraardhësit tanë që në çastin e përthyerjes së historisë, ata ishin në anën e duhur të saj.

E duke qenë Instituti ynë i vendosur në Shkup, duke pasur mbështetje institucionale shtetërore dhe duke pasur vizion për zhvillimin e kësaj teme, kemi ndërtuar një model ku bashkohen të gjitha grupet etnike, religjioze dhe politike. Ma merr mendja se, si i tillë, ky model, edhe pas 7 dekadave, do të ishte i mirëpranuar dhe i dobishëm edhe për kushtet e Kosovës, por jo vetëm, ku po ashtu kohezioni brendashoqëror në tema inkluzive është i dobishëm për fuqizimin e shtetit të ri, por edhe për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

E, kur sot këtë libër po e promovojmë në Prishtinë, nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që kjo temë po na bashkon edhe këtu, ku po ashtu ndjehet nevoja e ndërgjegjësimit shoqëror për të kaluarën, por edhe detyra për interpretimin e saktë të saj në ditët tona”, tha në mes tjerash Dr. Asani.


Publikimi i mëparshëm

Katër këshilla për poetët e rinj

Publikimi i radhës

Shënohet 23 – vjetori i ngjarrjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997

Publikimi i radhës

Shënohet 23 - vjetori i ngjarrjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!