• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Ndahet nga jeta Silke Liria Blumbach / Drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu: Eshtrat e saj t’i sjellim në tokën shqiptare

14/06/2020
| Kulturë

Ishte i tmerrshëm lajmi se paska ndërruar jetë poetja, anëtarja e Drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Silke Liria Blumbach. Nuk mund ta besoja tërë ditën… Nuk është turp, nëse do të thoja se, u ligshtova dhe qava disa here gjatë ditës. Silke ishte bashkëpuntorja ime e ngushtë në përgatitjen e edicioneve të shumta të Festivalit për dy dhjetëvjeçarë rresht. E palodhshme, motivuese, kreative, punëtore… i shtynte punët përpara. Këtë vit kishte ndërtuar projektin e Festivalit, se si mund të realizohej në kushte pandemie… dhe të shkonim ta mbanim një pjesë të programit edhe në Frashër për 120 vjetorin e vdekjes së Naim Frashërit. Silkja qe e lidhur fort me poezinë, me shqiptarët, me Tetovën, Sarandën, Prizrenin… Urojmë që të gjejmë mundësi dhe në të ardhmen të punojmë fort që eshtrat e saj t’i sjellim në tokën shqiptare, të cilën e deshti aq shumë, … dhe se na e la amanet “vendvarrimi: në trojet shqiptare”. I lehtë i qoftë dheu!
Kush është Silke Liria Blumbach?
Poetja Silke Liria Blumbach u lind më 13 dhjetor 1970 në Gottingen të Gjermanisë. Kreu gjimnazin ”Johanneum” në Hamburg, ndërsa më pas studioi përkthimin në Universitetin e Haidelbergut, ku diplomoi për frengjisht, anglisht dhe portugalisht. Gjuhën shiqpe e mësoi në mënyrë atodidakte. Në Haidelberg veproi në shoqatën “LiOff”. Punoi në KFOR-in gjerman në Prizren dhe në një kompani përkthimi në Berlin, deri në ditën e vdekjes (11 qershor 2020).
Botoi tre vëllime me poezi, një me proza të shkurta dhe një ditar në gjuhën shqipe, si dhe një vëllim me poezi në gjuhën angleze.
Vëllimin e parë me poezi “Dyzet vdekje në Sarandë” e botoi në Sh.b. “Naim Frashëri” në Tiranë, 1999, vëllimin e dytë “Karavela e fundosur”, në Sh. b. “Ditët e Naimit” në Tetovë, 2002, vëllimin e tretë “Lumi që rrjedh drejt burimit” në sh. b. “Ditët e Naimit” në Tetovë, 2007, librin me proza poetike “Një vit pas vdekjes sime” në Sh.b. “Ditët e Naimit” në Tetovë, 2017, librin “Ditari i një kthimi”, Tiranë, 2010, ndërkaq vëllimin me poezi “Beyond the bos of the heart” e botoi në gjuhën angleze në SHBA. Silke Lria Blumbach përktheu në gjuhën shqipe për shtëpinë botuese të Festivalit, një numër të madh emrash të njohur të poezisë botërore si laureatët e Festivalit “Ditët e Naimit”, poetin amerikan Craig Czury dhe laureatin taivanez, Kuei-shien Lee, poeten koreanojugore, Moon Chung Hee, poeten indiane Nivedita Lakhera etj. Silke Liria Blumbach, gjithashtu, ka përkthyer nga gjuhë të ndryshme në gjuhën shqipe 15 antologji të Festivalit “Ditët e Naimit”.
Ajo ishte anëtare e Drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Tetovë, si dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. U laurua me çmimin letrar të Festivalit Ndërkombëtartë Poezisë “Qiriu i Naimit” (2001). Poezia e saj është vlerësuar edhe me çmimin letrar për krijimtari “Naji Naaman” në Bejrut (Liban), (2003) dhe çmimin letrar “Flaka e janarit” në Gjilan etj. Poezia e saj është përkthyer në disa gjuhë dhe është botuar nëpër revista dhe antologji të ndryshme. Poezia e saj është pjesë e Antologjisë së Poezisë Shqipe të botuar në gjuhën kineze në Taivan ( Zgjodhën dhe përgatitën Shaip Emërllahu dhe Kuei shien Lee).

Për 20 vjet, Silke Liria Blumbach jetoi me kancerin dhe depresionin. Sa dukej se e mundte sëmundjen, ajo rishfaqej përsëri… E Silkja nuk dorëzohej… Para pesë vitesh, për ta motivuar, për ta mbështetur ate në luftën kundër kancerit, Drejtoria e FNP ”Ditët e Naimit” ngriti një çmim letrar me emrin e saj “Silke/Liria”, që jepej në çdo edicion Festivali nga vet ajo. Vjet kërkoi të tërhiqet çmimi me arsyetimin së është shëruar. Ne festuam së bashku me poetët pjesëmarrës të Festivalit. Por, si duket këtë herë sëmundja e saj u rikthye më fuqishëm dhe bëri poeten Silke Liria Blumbach, që të na buzëqesh tash e tutje nga qielli.

Ishte i tmerrshëm lajmi se paska ndërruar jetë poetja, anëtarja e Drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë…

Posted by Shaip Emerllahu on Saturday, June 13, 2020

 


Publikimi i mëparshëm

Kurioziteti ushqen jo vetëm shkrimin tim, por edhe jetën time

Publikimi i radhës

Zgjidhja kreative për koncertet verore

Publikimi i radhës

Zgjidhja kreative për koncertet verore

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!