• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

PROF. DR. NEBI DERVISHI – LAUREAT I ÇMIMIT KOMBËTAR “ALI VISHKO” PËR VITIN 2020

Ky çmim, jepet për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare dhe të njëjtin deri më tani e kanë fituar: Prof. Dr. Avzi Mustafa (2015), Prof. Dr. Remzi Nesimi (2016), Prof. Dr. Tahir Zajazi (2017), Prof. Dr. Reshat Nexhipi (2018) dhe Xhemaledin Salihu (2019).

10/06/2020
| Kulturë, Maqedoni

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në Edicionin VII me radhë të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”, Çmimin kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2020, ia ka akorduar Prof. Dr. Nebi Dervishit.

Ky çmim, jepet për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare dhe të njëjtin deri më tani e kanë fituar: Prof. Dr. Avzi Mustafa (2015), Prof. Dr. Remzi Nesimi (2016), Prof. Dr. Tahir Zajazi (2017), Prof. Dr. Reshat Nexhipi (2018) dhe Xhemaledin Salihu (2019).

Këtë vit, pas shpalljes së konkursit, dhe shqyrtimit të propozimeve të arritura, Komisioni përkatës, i kryesuar nga Prof. Dr. Zeqirja Idrizi, vendosi që Çmimi kombëtar “Ali Vishko”, për vitin 2020, t’i ndahet historianit të njohur, Prof. Dr. Nebi Dervishit.

Profesor Dervishi aktualisht është ligjërues i rregullt në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Tetovës dhe një nga studiuesit e personalitet e njohura të historiografisë shqiptare.

Pjesëmarrja shumëvjeçare dhe aktiviteti i tij në fushën e arsimimit në ruajtjen e kultivimin e traditës dhe veprimtaritë e ndryshme profesionale paraqesin segment të rëndësishëm në jetën dhe punën e tij të deritanishme.

Në opinion shkencor dhe profesional është i njohur si krijues i frytshëm dhe punonjës i palodhur i arsimit shqip.

Nga analizat e opusit të tij mund të shihen rezultatet që tregojnë zhvillimin e suksesshëm dhe të vazhdueshëm shkencor, gjatë disa dekadave si dhe aktivitetet e frytshme në fakultetin ku ligjëron dhe jashtë tij.

PROF. DR. NEBI DERVISHI – LAUREAT I ÇMIMIT KOMBËTAR “ALI VISHKO” PËR VITIN 2020


Publikimi i mëparshëm

Botohet “Metoda laboratorike në mësimin e fizikës dhe kimisë si faktor i politeknizimit” / Studim i Prof. Dr. Tahir Zajazit

Publikimi i radhës

Viti mbarëkombëtar i Fishtës / Homeri shqiptar përkujtohet nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”

Publikimi i radhës

Viti mbarëkombëtar i Fishtës / Homeri shqiptar përkujtohet nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!