• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Kura me 40 arra të gjelbra / Për tiroidet, gjakun dhe energjinë

Në treg kanë dalë arrat e gjelbra të pabëra të cilat ofrojnë vlera vërtet të rëndësishme për shëndetin. Kur bashkoni arrat e gjelbra me mjaltë, ju arrini të përgatisni një shurup me vlera të mirëfillta shëndetësore.

08/06/2020
| Spektër
SONY DSC

SONY DSC


Ky kombinim i fuqishëm krijon mirëqenie fizike dhe energjike. Ai rrit aktivitetin hormonal, ka efekt pozitiv dhe ndihmon fort për problemet e tiroides, rikthen qelizat dhe neutralizon helmet në organizëm.

Arrat e gjelbra të freskëta përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, jodit dhe shumë vitamina të tjera.

Me arrat e gjelbra të pabëra përgatitet një shurup mirëbërës me mjaltë që vlen për personat me probleme tek tiroidet, veçanërisht në rastet e hipotirodizmit, kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Ky kombinim i vlerave të arrave të pabëra u serviret edhe fëmijëve me fizik të dobët dhe me imunitet të ulët.

Një tjetër përdorim shurupi me arra të gjelbra të pabëra me mjaltë, ka edhe tek personat anemikë. Kur kombinohen me mjaltë, arrat e gjelbra të pabëra kanë efekt pozitiv në rastin e anemisë dhe nxisin pastrimin e mëlçisë, stomakut dhe gjakut.

Ky shurup është gjithashtu i dobishëm për gjendrën e tiroides dhe funksionet e saj, sëmundjet e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Shurupi vlen sidomos për bronkitin. Ai gjithashtu përmirëson sistemin imunitar, lehtëson problemet e shkaktuara nga menopauza, obeziteti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Si ta përgatisni shurupin me arra të gjelbra të pabëra

Përbërësit: 40 arra të reja të gjelbra të freskëta; 1 kg mjaltë cilësor. Përdorni doreza kur prisni arrat e reja në mënyrë që të mos ngjyrosni gishtat.

Përgatitja: Lajini arrat e reja mirë. Më pas thajini dhe pritini në katër pjesë. Vendosini të gjitha pjesët e prera në një enë të madhe xhami dhe shtoni mjaltin.

Mbylleni enën mirë dhe lëreni në një vend me diell për 1 muaj. Tundeni dhe rrotullojeni enën kokëposhtë një herë në javë.

Arrat do të çlirojnë përmbajtjen e tyre shëruese duke i dhënë mjaltit një ngjyrë të errët. Gjithashtu edhe trashësia e mjaltit do të hollohet. Sapo të përfundojë periudha prej 1 muaj, ju duhet t’i hiqni pjesët e arrave nga ena. Lëngu që përftohet është shërim për organizmin. Ruajeni shurupin në një zonë të errët dhe të freskët. Gjatë ditëve të nxehta, mund ta ruani edhe në frigorifer por jo në ngrirje.

Konsumimi: Doza për të rriturit është një lugë çaji në ditë, mundësisht në mëngjes në stomak bosh. Për fëmijët mbi 5 vjeç deri në 10 vjeç mund të përdorni gjysmën e dozës së të rriturve.

AgroWeb


Publikimi i mëparshëm

Bisedë e pambaruar me Dritëro Agollin

Publikimi i radhës

Shqiptarët – raca më e bukur në Evropë

Publikimi i radhës

Shqiptarët - raca më e bukur në Evropë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!