• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Zoti e do rininë e zgjuar, jo të përgjumur e të fjetur!

30/05/2020
| Opinione

Abdulla Mehmeti | Brezi i ri, që të jetë i shëndoshë dhe i dobishëm për shoqërinë e kombin, nuk mjafton vetëm të edukohet dhe arsimohet, por duhet edhe të kalitet; sikur mielli që nuk mjafton të gatuhet, por duhet edhe të piqet, që t’i shërbejë njeriut.

“Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.”
(Migjeni)

Rinia e pakalitur në beteja të jetës mbetet si brumi i papjekur, që forcat destruktive në shoqëri mund ta manipulojnë lehtë dhe ta keqpërdorin si gjellë për derrat.

Rinia mund të kalitet duke ndërtuar e sendërtuar idealet e brezit që i takon, përmes dijes dhe përvojës së fituar, pa u ndikuar nga autoritetet e jashtme, pushteti, politika dhe kleri fetar.

Rinia është e lirë vetëm kur ndërton raporte të pavarura dhe të dobishme me rrethin, familjen, shoqërinë, shtetin, institucionet politike dhe fetare, sipas bindjeve të veta mbi jetën, shoqërinë, natyrën dhe besimet fetare, në bazë të dijes dhe përvojës së fituar, mbi parime morale, jo sipas diktatit, represionit dhe frikës nga ndëshkimi.

Brezi që rritet nën diktat, pa ideale të veta dhe pa liri të mjaftueshme, përfundon në depresion, kaos dhe anarki.

Secili brez i ri duhet t’i këput vargonjtë e diktatit dhe varshmërisë mendore e fizike nga të tjerët, që të hap shtigje të reja për ardhmërinë e tij.

Paramendoni se ku do të kishte përfunduar shoqëria jonë, nëse brezat e ri të mëparshëm nuk do t’i kishin sendërtuar idealet e veta kundër fanatizmit, robërisë së huaj dhe kundër frikës mbi çdo forcë dekadente e reaksionare.

Rini, për fatin dhe të ardhmen tënde të lirë e të lumtur, rrënoni idhuj dhe autoritete të rrejshme!

Zoti e do rininë e zgjuar, jo të përgjumur e të fjetur!


Publikimi i mëparshëm

Ky është fshati në Greqi që nuk e ka humbur Gjuhën Shqipe

Publikimi i radhës

Do të studioni për? / Ja profesionet që premtojnë paga të larta që në fillim

Publikimi i radhës

Do të studioni për? / Ja profesionet që premtojnë paga të larta që në fillim

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!