• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 8 Dhjetor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Rimodelimi i modernes me tradicionalen

25/05/2020
| Kosovë, Kulturë

Nëse është dikush që ia ka parë hairin karantinës së imponuar nga pandemia e virusit COVID-19, është edhe Vesa Guraziu. Izolimi brenda shtëpisë e ka kthyer prizrenasen e re te një pasion i moçëm i saj. Dizajnon e rimodelon rroba, duke e kombinuar modernen me tradicionalen.

Në fakt, Guraziu tregon se qepjen e rrobave e ka pasion të fëmijërisë. Kishte nisur të qepte rrobat e kukullave të saj, derisa këtë pasion e dhunti ia kishte vërejtur halla, e cila do t’ia bënte dhuratë një makinë të qepjes.

Vazhdimisht ajo do t’i rimodelonte rrobat e saj, derisa komentet pozitive të shoqërisë bashkë me kohën me bollëk në dispozicion gjatë karantinës, do ta bënin ekonomisten e diplomuar në nivelin master që të mendojë të prodhojë rroba edhe për të tjerët. Një faqe në Instagram do të ishte pikënisja.

Produktet e saj momentalisht kufizohen në këmishë, fanella e fustane. Por ato janë unike.

Pasioni në veshje kukullash

Në bisedën për “Kohën Ditore”, Vesa Guraziu kthehet herët në fëmijërinë e saj, për të zbuluar pasionin që lidhet me modën. Thotë me siguri të plotë se dëshira për të dizajnuar rroba ka ekzistuar gjithmonë te ajo.

“Por ideja për t’i qëndisur ato filloi pasi që u frymëzova nga disa ilustrime të cilat më kanë interesuar së fundmi”, thotë Guraziu.

Megjithatë, këtë zanat ajo nuk e ka të trashëguar.

“Nuk është e trashëguar as qepja e as qëndisja. Të gjithë procedurën e kam mësuar vetë”, thotë ajo.

E Guraziu tregon se si e zbuloi këtë dhunti e pasion.

“Gjithçka nisi që kur isha e vogël, duke qepur me dorë fustane për lodrat e mia. Por pastaj halla ime e vërejti dëshirën që e kisha për t’i punuar ato fustane dhe më bëri dhuratë një makinë të qepjes. Kështu vazhdova të krijoja veshje për veten dhe të bëja rimodelime të veshjeve që i kisha”, thotë më tutje ajo.


Publikimi i mëparshëm

Bletë të lodhura që i zë gjumi brenda luleve (foto)

Publikimi i radhës

Kur Pablo Neruda i thurte vargje Shqipërisë…

Publikimi i radhës

Kur Pablo Neruda i thurte vargje Shqipërisë…

Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!