• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Të njihemi me përkthyesit shqiptarë

18/05/2020
| Kulturë, Opinione

Besarta Ramadani | Puna e përkthyesit shpesh neglizhohet nga lexuesit e rinj. Jo vetëm që nuk i kushtohet rëndësia e duhur por dhe më keq, përjashtohet nga lexuesi.  Por e vërteta është se përkthyesit janë pasuri për letërsinë dhe kulturën e një vendi.

   A duhet kushtuar vëmendje përkthyesve kur lexoni një libër dhe cilët janë përkthyesit më të mirë shqiptarë?

            Pyetjet më sipër i sugjeruam në rrjetet sociale për t’u diskutuar. Mendimet mbi këtë çështje ishin të ndryshme, disa nga të cilat do t’i ndajmë me ju. Gjithashtu do të zbulojmë  emra përkthyesish që ndoshta do të jetë një lloj ndihme për të gjithë ne, se çfarë të kërkojmë  kur  të lexojmë një libër sepse që të kemi një lexim të mirëfilltë duhet të  kërkojmë më shumë dhe  jo vetëm titullin. Mbi përkufizimin e përkthimit mund të lexojmë punimin nga Edmond Tupja, “Këshilla një përkthyesi të ri”, ku shumë bukur dhe qartë shpjegon termin dhe rëndësinë e përkthimit dhe të përkthyesit.

     Ne  në këtë artikull  do të ndalemi më shumë në atë se sa lexuesit i kushtojnë vëmendje përkthyesit kur zgjedhin një libër për të lexuar.  Përkthyesi luan një rol  të madh tek vepra, dhe një përkthyes duhet domosdo të jetë i aftë në punën e tij. Ai duhet të jetë besnik dhe origjinal që t’i mundësoj lexuesit të ndjehet sa më afër ngjarjeve, situatave në libër, personazhëve dhe gjithashtu të jetë sa më afër shkrimtarit. Të jesh përkthyes, përveç gjuhës, duhet sëpaku të njohësh dy e më shumë kultura të ndryshme.

Këta janë disa nga mendimet që i nxorëm nga ky diskutim:

  • “Jo aspak, bile as autori. Për mua më shumë ka rëndësi libri (titulli, përmbajtja).”
  • “ Vetëm Iris Sojlin njoh si përkthyes dhe më pëlqen shumë, asnjëherë nuk i kam kushtuar
  • vëmendje përkthyesve, kur ka qenë libri me gabime ua kam vënë fajin shtëpive botuese.”
  • “Po, dhe Klodian Briçi më duket përkthyes më i mirë.”
  • “ Amik Kasarohu ka qenë një përkthyes i jashtëzakonshëm, gjithashtu dhe Fan Noli më perkthimet e Shekspirit”
  • “Sigurisht që po. Kohëve të fundit nuk mund të lexoj asgjë të përkthyer në shqip sepse kam vërejt që edhe ngjarjet po i ndryshojnë përkthyesit, Lost in Translation’ thonë anglezët. “
  • “Sigurisht përkthyesi është po aq i rëndësishëm sa dhe vetë autori që ka shkruan librin”
  • “Në fakt nuk u kushtoj shumë rëndësi, pasi nuk kam shumë informacione përsa u përket përkthyesve. Por kam një përkthyes që mendoj se është një ndër më të mirët, Robert Shvarc. Për mua është një përkthyes i jashtëzakonshëm dhe i rrallë. Është shumë me rëndësi që përkthyesi të jetë i mirë, pasi më ka ndodhur që një libër që s’më ka tërhequr përkthimi e kam lënë pa e lexuar.”
  • “Një përkthyes i mirë ka qenë Robert Shvarc, Kuteli, Vedat Kokona, Jorgo Bllaci, më ka pëlqyer Mira Meksi në” Dashuria në kohërat e kolerës”.”
  • “Të them të drejtën nuk i kushtoj shumë rëndësi përkthyesit, megjithatë duhet theksuar se roli i përkthyesit është shumë i rëndësishëm.”
  • “ S’është se e kontrolloj emrin e përkthyesit por po pashë Robert Shvarc, është përkthim i mirë padiskutim.”
  • “Unë po, përkthyes i mirë do të thotë letërsi e saktë.”
  • “Nuk i kam kushtuar vëmendje në fakt, tani na e vure në dukje këtë, por Nasho Jorkaqi më pëlqeu shumë tëk: “Zonja me kone”.”

         Nga kjo anketë shohim që një pjesë e lexuesve nuk interesohet shumë për përkthyesit, mjafton për ata  autori dhe titulli i librit. Por , përkthyesi nuk duhet parë vetëm si një ndërlidhës  i padukshëm duke mos e menduar se dikush,  fjalët në librin që po lexon, i ka sjellë në gjuhën shqipe. Disa thonë që si pasojë e përkthimit joorigjinal kanë hasur në vështirësi për t’i kuptuar saktë veprimet dhe ndjenjat e  personazhëve. Poashtu nga anketa kuptuam që disa prej lexuesve të rregullt kishin hequr dorë nga leximi i librave shqip për shkak të përkthimit, dhe kjo mund të vijë nga mungesa e njohurive mbi përkthyesit, sepse jemi të sigurt se kemi përkthyes të aftë dhe të zotët e punës së tyre. Pala tjetër interesohet shumë për përkthyesin duke dhënë gjithashtu dhe emrat e perkthyesve që ata mendojnë se janë më të mirë.

     Citojmë Yves Chevrel-in nga studimi i tij mbi përkthimet: “Si do që të jetë shkalla e besueshmërisë së një teksti letrar të përkthyer, është e qartë se ai është një tekst, i cili varet prej një teksti tjetër, që ka ekzistuar më parë”.

     Padyshim që Fan Nolin e kemi të përmendur si një ndër përkthyesit më të jashtëzakonshëm. Ai ka  njohur gjuhën në thelb, i ka njohur mire shprehjet frazeologjike, leksikun e gjuhës, figurat stilistike, idiomat. Noli shqipëroi veprat  e Shekspirit, bëri disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur dhe gjithashtu përktheu mjaft autorë amerikan dhe europian.

   Poashtu një përkthyes tjetër që e shohim të përmendet më shumë është dhe Robert Shvarc. Ishtë një përkthyes hebreo-shqiptar. Ai ka përkthyer vepra të mëdha botërore në shqip si: romanet e Remarkut, Gëtes, Markezit. Ka përkthyer dhe Shilerin. Gjithashtu përktheu në gjermanisht veprat e Dritëro Agollit, Kadaresë, Qosjes.

    Qasja gjuhësore e mirëfilltë bëri që Vedat Kokona të jetë një ndër përkthyesit më të mirë, i cili përktheu shumë klasikë botërorë si Zhan Rasinin, Shekspirin, Tolstoin, Gorkin, Heminguejn, Dikensin  dhe shumë të tjerë. Kokona si një ndër leksikologët më të mirë të gjuhës frënge, ishte përkthyesi kryesorë nga frëngjishtja. Miku i afërt i Kokonës,  një shkrimtar dhe një përkthyes i mirënjohur, ishte dhe Edmond Tupja i cili shqipëroi vepra të shkrimtarëve francez si Proust,Sartre etj. Poashtu nuk duhet harruar pa përmendur dhe Mira Meksin e cila ka bërë një punë të mrekullueshme me shqipërimet e veprave të Markezit. Klodian Briçin gjithashtu ka bërë një punë të  palodhur me përkthimet e shkrimtarëve anglez. Ai ka përkthyer mbi dyzet tituj të veprave  nga letërsisa angleze që nuk i kemi pasur deri tani të përkthyera në gjuhën shqipe.

     Përkthyesi Amik Kasoruho nga Tirana me përkthimin e tij na ofroi  librin, që sot për mua është një ndër librat më të bukur që kam lexuar. Ky libër është “Lartësitë e stuhishmë” nga shkrimtarja angleze Emili Bronte (1818-1948).  Në një intervistë, Amik Kasarohu pohon që ky libër ishte një ndër librat më të bukur që ai ka përkthyer.  Poashtu kemi të përmendur Iris Sojlin e cila e ka përkthyer Bukowskin, Anila Karraullin me përkthimet në gjuhën angleze: “Xhejn Er” me të cilën ka fituar Çmimin e Panairit 2014, një libër fantastik, i përkthyer për mrekulli. Gjithashtu ka përkthyer dhe “Histori dashurie në Oksford”, “Të bukur dhe të mallkuar”, të cilat janë libra mjaft të njohur dhe shumë të lexuar.

     Përkthyesit shqiptar janë shumë dhe s’mund të ndalemi vetëm këtu. Çdo libërdashes, bashkë me  librin e tij të preferuar ka dhe përkthyesin e tij që i pëlqen  Përkthyesi shqiptar jo vetëm që mbart një përgjegjësi të madhe, sepse përkthimi kërkon  përkushtim, kërkon këmbëngulje në punë pa u lodhur, që të mund t’i japë lexuesit atë kënaqësi sikur po lexon një vepër origjinale, por gjithashtu me përkthimet e tyre e kanë pasuruar dhe më shumë kulturën tone. Falë tyre sot i kemi bibliotekat e mbushura me tituj të ndryshëm nga letërsia botërore.


Publikimi i mëparshëm

Studimi / Burrat nuk vendosin maska ​​sepse e shohin si shenjë dobësie

Publikimi i radhës

Historiku i përmbledhur i Teatrit Kombëtar

Publikimi i radhës

Historiku i përmbledhur i Teatrit Kombëtar

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!