Kompania Ecolog International dhe filantropi Lazim Destani zgjedhin një mënyrë krejt të veçantë për të ndihmuar mijëra familje në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut dhe komunat tjera përreth. Duket se, për të mos dashur qe t’ju çojnë pako në çdo derë, për t’i ndihmuar, por edhe ata që janë në nevojë të ndjehen më me dinjitet, Ecolog, kompani që drejtohet nga familja Destani, ka vendosur që t’u dorëzojë kupona. Me këtë të fundit, secili prej përfituesve mund të shkojë në marketet e përzgjedhura dhe të marrë produktet ushqimore, apo edhe ato të higjienës që ka nëvojë dhe në kasë paraqet kuponin.
Lajmi për këtë donacion është publikuar nga vetë Z.Destani, i cili bashkë me kompaninë e tij, sapo kanë dhuruar për mijëra nxënës që vijnë nga familje në nevojë, tableta për mësimin online në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe Luginën e Preshëvës.
Në këtë periudhë pandemie, solidarizimi me familjet në nevojë është detyrim i gjithkujt që e ka këtë mundësi. Më vjen…
Posted by Lazim Destani on Monday, May 18, 2020