Autor i këtij projekti mjaft voluminoz (428 faqe) është Satvors G. Dajos, i cili është edhe autor i parathënies, ndërkaq për përkthimin e tregimeve u angazhuan 34 përkthyes.
Sa i përket shkrimtarëve shqiptarë, në këtë antologji nga Shqipëria janë prezantuar: Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Migjeni, Ismail Kadare, Betim Muço, Ardian Vebiu dhe Virion Graçi. Nga Kosova Eqrem Basha, Mehmet Kraja, Gëzim Aliu, Adil Olluri dhe Albin Mehmeti, kurse nga Maqedonia e Veriut: Kim Mehmeti, Shazim Mehmeti dhe Shkëlzen Halimi.
Bëhet e ditur se Antologjia tashmë është shpërndarë në të gjitha libraritë e hapësirës greke.
/ KultPlus.com /