• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Pandemia na ka bërë të humbasim sensin e kohës

Është bërë refreni i pandemisë së koronavirusit, një reflektim i asaj se si të gjitha ditët na duken të turbullta dhe se kohët e fundit nuk vërejmë as detajet më të thjeshta.

02/05/2020
| Aktuale, Bota, Spektër

Të martat janë të enjte, janë të mërkura janë të diela. Nuk ka më ditë javësh, as fundjava. Ka vetëm dje, sot dhe nesër. Së bashku me këto ndjenja çorientimi, mund të duket sikur është më e vështirë të përqendrohemi dhe na duhet më shumë kohë për të kryer punë të ndryshme, sikur truri ynë po punon më ngadalë. Nëse po ndjeni sikur truri juaj po tkurret, nuk jeni të vetmit. Ekspertët thonë se e gjitha ka të bëjë me atë se si pandemia është duke ndikuar në shëndetin tonë, aftësinë tonë për të menduar qartë, mësuar dhe mbajtur mend.

Ja çfarë po ndodh dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë.

Rutina jonë e përditshme është zhdukur

Ne kemi humbur të gjithë rutinën e një jave tipike, dhe kjo do të thotë të kesh fundjavën si kufi ose si një ndarje, ose diçka për të cilën shpresojmë. Tani fundjava është njësoj si një ditë jave. Për shkak se për shumë njerëz puna është shtëpi dhe shtëpia është punë, disa mund ta gjejnë veten duke punuar me orë të gjata edhe gjatë fundjavave.

Humbja e rutinës gjithashtu do të thotë se më shumë energji mendore është shpenzuar për të vendosur se çfarë do të bëjmë çdo ditë.

Këto ndryshime po shkaktojnë stres

Të mos jemi në gjendje të kujtojmë se çfarë dite është, gjithashtu mund të jetë një simptomë stresi. Pandemia është duke u bërë një burim stresit kronik, duke pasur parasysh që po vazhdon me javë, apo edhe muaj për disa njerëz. Nivelet e larta të stresit dëmtojnë përqendrimin dhe vëmendjen tonë dhe mund të ndikojnë në kujtesën afatshkurtër.

Një efekt tjetër i stresit? Mund të përkeqësojë cilësinë e gjumit. Shpesh nëse ndiheni të stresuar ose ndiheni në ankth, këto mendime dhe ndjenja e bëjnë më të vështirë të bini në gjumë. Kjo pagjumësi, nga ana tjetër, mund të dëmtojë më tej aftësinë për t’u përqendruar dhe humbjen e kujtesës afatshkurtër.

Koha është relative

Atëherë, çfarë mund të bëjmë?

Psikologët rekomandojnë që të përpiqemi ruajmë një sens të strukturës, në atë masë që është e mundshme.
Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë çdo ditë është një strategji efektive dhe do t’ju ndihmojë.

Ata gjithashtu rekomandojnë të bëjmë pushime të shpeshta, të ushtrohemi dhe të hamë shëndetshëm.

Dhe nëse kjo ju bën të ndjeheni më mirë, askush nuk e di më se çfarë dite është. Koha është një iluzion.

/ bota.al /

 


Publikimi i mëparshëm

Stërmbesa e Gjergj Kastriotit: Jam krenare për Skënderbeun dhe çfarë njeriu i madh ishte ai

Publikimi i radhës

Poeti dhe njeriu me zemër të bardhë

Publikimi i radhës

Poeti dhe njeriu me zemër të bardhë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!