• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Nobelisti francez: Faji nuk është i globalizmit

17/04/2020
| Opinione

Kriza shëndetësore e ka rikthyer përsëri debatin mbi globalizimin. Disa njerëz bëjnë lidhje të çuditshme midis pandemisë që përhapet në botë me të këqijat e globalizmit dhe të tregtisë. Por harrojnë se, shumë kohë para globalizmit, epidemia e murtajës së zezë rreth vitit 1350 pati vrarë rreth 25 milion njerëz vetëm në kontinentin evropian.

Ndërmjet 30-50 për qind e të popullsisë së asaj kohe qe zhdukur. Epidemitë e kolerës kanë patur pasoja shkatërruese përgjatë historisë. Sigurisht, lidhjet ndërkombëtare mund të përshpejtojnë, madje jashtëzakonisht shumë një epidemi (kolonizatorët sollën me vete sëmundje, të tilla si lia e dhenve, e cila çoi në një rënie të mprehtë demografike në Indianët Amerikanë).

Por është e pamundur të mbrohesh nga epidemitë duke braktisur globalizimin, madje edhe sikur ta transformojmë veten në Korenë e Veriut. Të tjerë e shikojnë këtë si një mundësi për të rishikuar zinxhirin e vlerës ose për të avancuar ndërhyrjet në çështje industriale. Çfarë duhet të mendojmë për këtë?

Prishja e rrjeteve të furnizimit

Kriza shëndetësore nxori në pah një kosto të rrallë por jo të papërfillshme të globalizimit: prishjen e rrjeteve të furnizimit për paisjet mjekësore dhe testet, si dhe për paisje të tjera dhe mallra konsumi. Kjo përçarje ilustron kufijtë e specializimit ndërkombëtar; një përqëndrim i tillë në Kinë ose në Itali mund të bllokojë një sektor të tërë industrial, një përqëndrim i tillë mund të parandalojë prodhimin e testeve Covid-19.

Duhet të vihet në dyshim globalizimi dhe nëse po, si? Përgjigja për këtë pyetje është domosdoshmërisht politike, por ekonomisti mund të japë disa drejtime për mendimin. Më duket se këto ndërprerje të rrjeteve të furnizimit janë veçanërisht të kushtueshme në rastin e furnizimeve bazë, ato ndikojnë dukshëm në mbrojtje, reagimin ndaj krizave shëndetësore ose furnizimin me ushqimet kryesore.

Ndërhyrja publike është më pak e rëndësishme për mallrat e konsumit të përditshëm: nëse një prodhues i makinave, telefonave ose lodrave nuk merr furnizime të mjaftueshme të larmishme dhe nuk krijon rezerva të mjaftueshme (duke kursyer shumë kohë “të tepërt”, ai do të humbasë pjesën e tregut në krahasim me konkurrentët e tij. Pas Covid-19, lojtarët në sektorin privat do të kenë reflektime të reja mbi diversifikimin e furnizimit të tyre.

A duhet një proteksionizmi të ri?

Nuk besoj se kërkesat e pjesës më të madhe të popullsisë nesër do të sjellë rënie të fuqisë blerëse për shkak të mbylljes së kufijve. E kundërta ajo do të shtohet deri në krizën e ardhshme ekonomike! Falë globalizmit, konsumatorët kanë qasje në mallra dhe shërbime të reja të prodhuara në të gjithë botën; dhe ata mund të blejnë mallra të prodhuara tashmë edhe në vendet e tyre me çmim më të ulët, sepse ato nuk janë më rob të monopoleve vendase, dhe të përfitojnë nga kostot më të ulëta të prodhimit në vendet eksportuese. Këto të fundit, mund të zhvillohen ekonomikisht dhe të dalin nga varfëria, siç ka bërë Kina në mënyrë dramatike që nga viti 1980. Pa harruar që të gjithë vendet e tjera do të përfitojë nga trajtimet dhe vaksinat kundër Covid-19 që do të hartohen në një vend të caktuar të botës!

Disa arsye për ta mbajtur

Zgjedhja nuk do të jetë midis globalizmit ose jo, por si të luftojmë efektet negative të globalizmit. Çfarë pretendojnë kundërshtarët? Importet nga vendet me kosto të ulët po shkaktojnë dëme në sektorët konkurrues vendas; ndërmarrjet dhe punonjësit vendas po humbasin punën. Në teori, këta punonjës duhet të kompensohen për humbjet e tyre (të paktën ekonomike), por në praktikë, ata shpesh janë të pamjaftueshëm, veçanërisht në SHBA. Kjo sepse krijohen vende pune në rajone dhe sektorë të tjerë.

Më pak e nevojshme është që shteti të mendojë për rrjetin e furnizimit, në mënyrë që të sigurojë, në ushtrimin e funksioneve të tij sovrane, mbrojtjen dhe mbijetesën e qytetarëve në kohë krizash serioze shëndetësore, ushqimore ose ushtarake. Nëse kjo është e nevojshme duhet të veprohet me fleksibilitet dhe pa paragjykime; për shembull, printimi 3D dhe zhvillimi i programeve falas mund të ofrojnë një përgjigje kombëtare ose edhe lokale ndaj mungesës së testeve ose disa mallrave nga jashtë. Më në fund, shteti duhet të kufizohet në atë që është e domosdoshme dhe duhet tu rezistojë lobeve që kërkojnë mbrojtje ose trajtim preferencial në blerjet publike me pretekstin se veprimtaria e tyre është “thelbësore”.

 / Les Escos / Përktheu: Mapo.al /

Jean Tirole, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi më 2014.

 


Publikimi i mëparshëm

Profesori i UT-së, Doc. Dr. Lulzim Mehmedi: Integrimi i teknologjisë informative –komunikuese në procesin arsimor është domosdoshmëri e kohës (video)

Publikimi i radhës

Akademitë e Shkencave në Shqipëri dhe Kosovë: Të mos lejojmë rrënimin intelektual nga pandemia

Publikimi i radhës

Akademitë e Shkencave në Shqipëri dhe Kosovë: Të mos lejojmë rrënimin intelektual nga pandemia

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!