• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 29 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Studimi i Kembrixhit / Koronavirusi plasi që në shtator 2019, sot ka 3 lloje të tij

10/04/2020
| Spektër

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë 3 lloje të mëdha të koronavirusit që po infekton njerëzit në të gjithë botën. Kjo hartë gjenetike e koronavirusit u hartua me kampionë të marrë nga 24 dhjetori deri në 4 mars ku u zbuluan 3 variante të dallueshme, por të lidhura ngushtë me njëra – tjetrën.

Janë studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit që zbuluan se virusi që tani gjendet në Wuhan, Kinë dhe Azinë Lindore (e konsideruar si pika zero për shpërthimin) nuk është virusi origjinal. Në këto vende shihet virusi i tipit B që e ka burimin nga virusi origjinal SARS-CoV-2 i cili kaloi te njerëzit nga lakuriqët përmes pangolinëve.

Tipi A i virusit është tashmë më i përhapuri në Amerikë dhe Australi. Një variant tjetër, i quajtur tipi C, e ka origjinën nga tipi B i Wuhanit, dhe u përhap në Evropë përmes Singaporit. Shkencëtarët besojnë se virusi mund të jetë vazhdimisht duke pësuar mutacione për të kapërcyer nivele të ndryshme të rezistencës së sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Dr. Peter Forster, një bashkëpunëtor i Institutit të Kërkimeve Arkeologjike në Kembrixh i tha “Daily Mail” se ekipi i tij filloi të gjurmonte evolucionin e virusit në shkurt, pasi u bë e dukshme se përhapja ndërkombëtare ishte e pashmangshme. Në total u studiuan 160 gjenomë të virusit. Këto përmbajnë mostra prej rasteve të para në Evropë dhe Amerikë.

“Shumica e rasteve në Wuhan janë të tipit B ndërsa një lloj C i rrjedhur më vonë u shfaq dhe u përhap fillimisht përmes Singaporit në Europë. Tipi A është më i afërti me atë që gjendet te lakuriqët dhe pangolina dhe konsiderohet të jetë rrënja e shpërthimit të pandemisë. Ajo u gjet në Wuhan, por nuk ishte varianti më mbizotërues i qytetit” – tha Foster.

Dr. Forster thotë se koronavirusi pësoi mutacion nga lloji A në B dhe në formën B, ai është më komod në sistemet imunitare të njerëzve në vendet e Azisë Lindore.

“Por, në Evropë ose Australi historia e imunitetit ndryshon për shkak të ekspozimit ndaj sëmundjeve të ndryshme me kalimin e kohës. Tipi B i virusit mund të mos lulëzojë jashtë Azisë Lindore dhe ka mundësi që ai ka pësuar mutacion për të mbijetuar në popullata të ndryshme. Tani jemi duke analizuar 1 000 gjenome të tjera SARS-CoV-2 për të konfirmuar këtë pasi shkalla e mutacionit duket se rritet jashtë Kinës” – shtron Foster.

Varianti C ka rrjedhur nga tipi B dhe është lloji kryesor i virusit në Europë dhe që gjendet tek pacientët e parë në Francë, Itali, Suedi dhe Angli. Studimi i Dr Forster nuk është botuar ende, por si sugjeron se infeksioni i parë dhe përhapja mes njerëzve të COVID-19 ndodhi në mes të shtatorit dhe fillim të dhjetorit. Shkencëtarët argumentojnë se këto metoda mund të ndihmojnë në parashikimin e pikave të nxehta globale në të ardhmen të transmetimit dhe rritjes së sëmundjeve.

LAPSI.al

 


Publikimi i mëparshëm

Të dhënat për Maqedoninë në parandalimin e pandemisë së COVID-19 janë shpresëdhënëse

Publikimi i radhës

Covid -19 / UT: Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty! (VIDEO)

Publikimi i radhës

Covid -19 / UT: Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty! (VIDEO)

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!