Pas riorganizimit efikas të punës dhe funksionalizimin online të të gjithë kapaciteteve administrative dhe mësimore – shkencore, Universiteti i Tetovës, sot, përmes Zyrës për Hulumtime Shkencore dhe Inovacione e ka përsëritur thirrjen për studime shkencore – drejtuar hulumtuesve shkencorë.
Në këtë thirrje, jepen të detajuara kriteret, mënyra e dërgimit e punimeve të plota për publikim në revistat shkencore të fakulteteve të UT-së.
Revistat synojnë të nxisin publikimin e punimeve origjinale, të cilat demonstrojnë aktualitet dhe relevancë në fushën e studimit, ndërkaq afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 31 maj 2020 – thuhet në njoftimin e Zyrës për Hulumtime Shkencore dhe Inovacione.
Thirrja e plotë:
Të nderuar kërkues shkencorë,
Në bashkëngjitje po ju dërgojmë thirrjen për punime shkencore në revistat e Fakulteteve, të botuara nga Universiteti i Tetovës, në të cilën do të gjeni kriteret, detajet dhe mënyrën e dërgimit të punimeve të plota.
Acta Medica Balkanica Vol. 5 | 2020
Albanologjia Vol. 7 | 2020
Economic Vision Vol. 7 | 2020
Filologjia Vol. 8 | 2020
Education Vol. 2 | 2020
Food Technology and Nutrition Vol. 3 | 2020
JAS – SUT Vol. 6 | 2020
Natural Sciences and Mathematics Vol. 5 | 2020
Justicia Vol. 8 | 2020
Philosophica Vol 7 | 2020
Sport & Health Vol. 7 | 2020
Revistat synojnë të nxisin publikimin e punimeve origjinale, të cilat demonstrojnë aktualitet dhe relevancë në fushën e studimit. Artikujt e dorëzuar do të redaktohen dy herë nga recensentë anonim të fushave specifike të përfshira në revista.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 31 maj 2020.
Dërgoni punimet nëpërmjet sistemit RMS-UT në linkun në vijim:
https://eservices.unite.edu.mk/rms/