Abdulla Mehmeti | Të gjithë qytetarët e vendit, të cilët nga muaji dhjetor deri në mars të këtij viti e kanë kaluar “gripin sezonal”, pak më i vështirë dhe i pazakontë në krahasim me gripat e viteve të mëparshme, i cili është përcjellë te shumica e të prekurve me plogështi e dhimbje trupi, dhimbje koke, temperaturë të lartë, kollë të thatë, dhimbje të lehta barku dhe dijare, me më tepër vështirësi gjatë natës se sa gjatë ditës (cilësi nga gripi i lakuriqëve të natës), si dhe paraqitje të problemeve me veshët, dëgjimin dhe shqisat tjera, pas përfundimit të gripit, i cili këtë vit gati te secili i prekur ka zgjatur më tepër se zakonisht, nga 4 – 14 ditë, sipas disa ekspertëve të mjekësisë ka qenë po ky virus që aktualisht po qarkullon nëpër botë, por në variante më të rënda, për shkaqe të njohura nga mjekësia.
Me këtë, shpresoj që shumica e qytetarëve tanë tanimë e kanë kaluar këtë grip (pandemi), në variantin më të lehtë dhe kanë fituar imunitet të mjaftueshëm për të mos u prekur edhe njëherë nga i njëjti, së paku për një periudhë të gjatë.
Frika, shqetësimet dhe stresi vrasin më tepër se çdo virus! Rrini në shtëpi, kujdesuni për pastërtinë dhe shëndetin, pa frikë se mund të infektoheni nga Covid-19, i cili e ka kaluar në vendin tonë më herët, në heshtje dhe pa u hetuar, ndërsa rastet e paraqitura tani janë të importuara kryesisht nga jashtë.
Kujdes nga infektimi prej të tjerëve! Rrini në shtëpi, durim dhe kurajë edhe gjatë këtij muaji!
Poshtëshënim: konstatime të ngjashme kanë publikuar edhe disa ekspertë të mjekësisë në Itali dhe vende të tjera.