• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Covid -19 / Paracetamol apo ibuprofen, cilin duhet ta përdorim?

Zyrtarë të ministrisë franceze të shëndetësisë kanë paralajmëruar se ilaçet kundër inflamacionit siç është ibuprofeni mund të përkeqësojë efektet e COVID-19 në organizëm.

23/03/2020
| Aktuale

Ministri Olivier Veran, i cili ka punuar edhe si neurolog, pretendon se përdorimi i këtyre barnave mund të jetë një faktor përkeqësues i infeksionit.

Ai këshillon, që njerëzit që kanë temperaturë duhet të marrin paracetamol dhe jo ibuprofen.

Këshillat e Veran janë kritikuar nga shumë ekspertë të tjerë, sipas të cilëve, faktet e deritanishme nuk sugjerojnë një gjë të tillë.

OBSH nuk ka asnjë rekomandim për përdorimin e Ibuprofenit 

Aktualisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë rekomandim mbi përdorimin e ibuprofenit apo ilaçeve të tjera anti-inflamatore për të luftuar simptomat e COVID-19.

Në një deklaratë për CNN, zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasarevic tha se OBSH po mbledh të dhëna mbi këtë çështje dhe më pas do të nxjerrë një rekomandim zyrtar mbi përdorimin e ibuprofenit.

Rekomandimet e ministrit francez erdhën në të njëjtën ditë kur qeveria paralajmëroi se përkeqësimi i simptomave falë ibuprofenit është vënë re tek disa raste të konfirmuaar.

 Ibuprofeni, sipas ekspertëve britanikë, mund të përkeqësojë shëndetin e veshkave por jo vetëm.

Paracetamoli, ilaçi më i mirë kundër temperaturës 

Rupert Bale, ekspert pranë Institutit Francis Crick në Britaninë e Madhe thotë se virusi COVID-19 lidhet ngushtë me proteinën, që gjendet në membranën e qelizave të njohur si ACE2.

Hipoteza e tij është që ilaçe si ibuprofeni mund të rrisin nivelet e kësaj proteine dhe rrjedhimisht të përshpejtojë infeksionin.

Gjithësesi, çdo pretendim i tillë mbetet hipotezë për sa kohë nuk është provuar shkencërisht nga ekspertët dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pavarësisht kësaj hipoteze, Britania e Madhe nuk po ndjek të njëjtin udhërrëfyes si Franca, për arsyen se ajo nuk është e pranuar nga shkenca.

Megjithatë, ata janë të mendimit se paracetamoli duhet të jetë zgjedhja e parë për trajtimin e simptomave si temperature e lartë dhe dhimbjet e fytit.

Agroweb &Tradita.org


Publikimi i mëparshëm

A do të shuhet COVID-19 në verë?

Publikimi i radhës

Turshi dhe bulmet për një sistem të fortë imunitar

Publikimi i radhës

Turshi dhe bulmet për një sistem të fortë imunitar

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!