• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 13 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës i përgatitur për çdo situatë / Nga e hëna procesi mësimor do të zhvillohet online

19/03/2020
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës, përkatësisht Zyra për arsim përmes një njoftimi – emaili i ka njoftuar studentët dhe profesorët e fakulteteve se për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë (përhapjes së virusit korona), mbajtja e ligjëratave dhe ushtrimeve, prej 23. 3. 2020 (e hënë, sipas orarit mësimor aktual), duhet të realizohet online në distancë përmes kodeve të klasave për lëndët përkatëse në “GOOGLE CLASSROOM”, proces i cili ka qenë në funksion edhe më herët.

Më poshtë, e keni njoftimin e plotë të UT-së, ku mes tjerash thuhet: 

Të nderuar, 

Për shkak të pezullimit të procesit mësimor dhe vlerësimeve se situata e jashtëzakonshme do të zgjatë më tepër kohë se sa që pritej, Ju informojmë se mbajtja e ligjëratave dhe ushtrimeve nga data 23.03.2020 (e hënë, sipas orarit mësimor aktual) duhet të realizohet online në distancë përmes kodeve të klasave për lëndët përkatëse në “GOOGLE CLASSROOM”, proces i cili ka qenë në funksion edhe më herët.

UDHËZIME:

Menaxhimi online i ligjeratës dhe ushtrimit:

  1. Shikoni videon me udhëzimet përkatëse (në attach);
  2. Përmes Google “Meet”, nga mësimdhënësi do të krijohet klasë online për lëndët në kohën e caktuar sipas orarit aktual;
  3. Përmes kodit të lëndës përkatëse të “shih në: google classroom (për lëndën përkatëse), mësimdhënësi së bashku me studentët mund të kyçen në klasën online (kodi i secilës lëndë do të jetë bazë për kyçje në orën e mësimit).
  4. Mësimdhënësi duhet të mbajë evidencë për studentët të cilët do të ndjekin ligjeratën, ushtrimin online përmes “google classroom” (google meet);
  5. Mësimdhënia online do të mbahet sipas orarit të zakonshëm;
  6. Studentët mund të parashtrojnë pyetje dhe të krijojnë diskutime me mësimdhënësin online;
  7. Mësimdhënësi mund të shpërndajë slajde dhe materiale të ndryshme dhe duhet t’i furnizojnë studentët me material të domosdoshëm që do të jetë pjesë e vlerësimit të tyre në afatet e provimeve.;
  8. Mësimdhënësi gjatë mbajtjes së orës mësimore, duhet ta bëjnë PRTSC (print screen) procesin dhe ta ruajnë për dorëzim në fund të muajit si foto.
  9. Procesi i mbajtjes së mësimit online do të vëzhgohet dhe evidentohet.
  10. Përfundimi i orës mësimore bëhet thjeshtë me mbylljen e dritares së hapur.
  11. Për çdo termin të orës mësimore sipas orarit, mësimdhënësit krijojnë klasë online me kodin e lëndëve nga classroom.
  12. Kyçja online e studentëve në klasë mund të bëhet edhe përmes smart telefonave nëse e kanë të instaluar aplikacionin “Meet”.
  13. OBLGIOHEN MËSIMDHËNËSIT, T’I PAJISIN STUDENTËT ME KODIN E KLASËS DHE TA FURNIZOJNË ME MATERIALE PËRKATËSE TË NEVOJSHME, SIPAS DETYRIMEVE TË CILAT JANË KËRKUAR MË HERËT ME SHKRESA TË CAKTUARA.
  14. Në këtë formë të mësimit, përjashtim bëjnë ushtrimet e lëndëve praktike.

Studentët dhe mësimdhënësit, të cilët kanë ndonjë problem me e-mailat zyrtar, mund ta kontaktojnë shërbimin e IT-së (e-mail: support@unite.edu.mk )

Për probleme dhe vështirësi me google classroom:

Kontaktoni: e-learning@unite.edu.mk 

Suksese dhe urojmë ta tejkaloni me lehtësi situatën e krijuar!

 


Publikimi i mëparshëm

Rihapet kinemaja e parë në Kinë që nga shpërthimi i koronavirusit

Publikimi i radhës

21 mars 2020 / Rri në shtëpi – lexo poezi 

Publikimi i radhës

21 mars 2020 / Rri në shtëpi - lexo poezi 

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.