• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Në fund do të kthehemi të lirë

17/03/2020
| Opinione

Pierluigi Battista | Duhet të jemi optimistë, do të mbarojë heret a vonë, do të dalim mbasi të kemi dëshmuar fuqinë tonë shpirtërore dhe kurajën tonë. Por duhet të jemi të kujdesshëm, sepse kur gjithshka të ketë mbaruar, të mos jemi mësuar me më të keqen, me fshirjen e lirive tona, me vënien në kllapa të disa prej të drejtave tona që na dukeshin të paprekëshme. Nëse jemi të sëmurë rëndë, pranohen zorile kufizime e pakësim të sovranitetit vetiak, por mendohet gjithënjë për çastin kur gjithshka do të kthehet si më parë e do të rifitohet fuqia, shëndeti dhe liria. Me këtë mbyllje shoqërore të stërmadhe e të nevojshme, më shumë se të nevojshme, rrezikohet të harrohet se duhet të kthehemi mbrapa, në rrafshin e respektimit të lirive vetiake, saktësisht në pikën e nisjes; në pikën e një shoqërie të lirë, ku kontrolli shoqëror duhet të njohë caqe të pakalueshme, ku  ndërhyrja e pushtetit publik në jetën private të jetëe frenuar.

Ajo që po jetojmë është e nevojshme, por një ditë nuk duhet t’a qajmë si një çast që duhet të mbyllet, të arkivohet si në kokë dhe në sjellje. Ndërsa përceptohet një atmosferë e tillë: po zbulojmë virtutet e një shoqërie më pak të shfrenuar, më të disiplinuar, më pak të palosur në përmasat vetiake. Ndërsa nuk duhet të jetë ky: urgjenca është e tillë sepse është e kufizuar në kohë, koha e nevojshme për t’a bërë të kotë atë, për të rimarrë lirinë e lëvizjeve, lirinë e zgjedhjeve, lirinë e harxhimit, lirinë për të vendosur vetë në respektimin e plotë të autonomisë vetiake, të asaj që e quajmë frut të vendimeve, nevojave, dëshirave që na përkasin e duhet të vazhdojnë të na përkasin.

Lufta kërkon flijime, me qëllim që të mund të kthehemi në kohë paqeje, në të cilën çdo sakrificë e luftës fiton një kuptim. Ja sepse duhet të jemi optimistë: e gjithë kjo do të mbarojë, duhet të mbarojë edhe zakoni i mungesës së lirisë. E gjithë kjo do të mbarojë, por nuk duhet të marrim me mënd qëështë e drejtë të paguajmë për fajet e kaluara të mënyrës sonë të jetesës. Nuk kemi asnjë faj për të paguar. Duhet të fitojmë betejën kundër virusit e të rimarrim të drejtat tona e të kërkojmë rivendosjen e vlerave të një shoqërie të lirë të përbërë nga individë të lirë. Sot ata janëtë zotuar në një mundim të  pakufi për t’u kthyer së qëni ata të parët, të lirë edhe  për të përsiatur mbi gabimet e tyre. Të lirë. / “Corriere della Sera” / Përktheu: Eugjen Merlika


Publikimi i mëparshëm

“DokuFesti” i bashkohet “My Darling Quarantine” në mision me filma

Publikimi i radhës

Karantina dhe libri

Publikimi i radhës

Karantina dhe libri

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!