Deri në këto momente nuk ka persona të rinj të infektuar nga koronavirusi. Gjendja e pacientëve të infektuar është e pandryshuar por stabile. Do të shpallet ose jo gjendje e jashtëzakonshme është e parëndësishme. Shumë më me rëndësi është zbatimi i masave të dhëna deri tani”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Lidhur me personat e prekur nga koronavirusi, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se gjendja e tyre është e pandryshuar dhe se shumë kujdes I kushtohet pacientes e cila është vënë në aparatet e frymëmarrjes.
“Menjëherë pas vendosjes në aparatet e frymëmarrjes, ata parametra të cilët prisnim që të përmirësohen u përmirësuan, por kjo nuk do të thotë asgjë. Komplikimet mund të ndodhin në çdo moment. E rëndësishme është që nuk kemi pacientë të ri të prekur nga ky virus”, tha Filipçe. / GazetaExpress /