Osmani ka thënë se kujtimi për familjen Jashari do të jetë i përhershëm.
“Në kujtim të përhershëm për të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kryetarja e Kuvendit ka thënë se sakrifica e tyre është dritë udhërrëfyese për brezin tonë dhe brezat që vijnë pas nesh.
Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Në kujtim të përhershëm për të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot. Sakrifica e tyre është dritë udhërrëfyese për brezin tonë e brezat që vijnë pas nesh!
Posted by Vjosa R. Osmani on Wednesday, March 4, 2020
Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori. / KultPlus.com