• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në vigjilje të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, UT i dhuroi donacion shkollës periferike të Buzallkovës së Velesit

05/03/2020
| Arsim

Në vigjilje të 7 – Marsit, Ditës së Mësuesit, Universiteti i Tetovës, me vendim të Këshillit të Rektoratit, Shkollës fillore periferike “Vasil Glavinov” në fshatin Buzallkovë të Komunës së Velesit i dorëzoi një donacion – inventar me pajisje teknike.

Dorëzimin e këtij donacioni e bëri sot Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij dhe drejtues të njësive të tjera akademike të Universitetit tonë.

 Ai, gjatë takimit me drejtuesit e kësaj shkolle tha se, Universiteti i Tetovës me vendim të Këshillit të Rektoratit, në mbledhjen e mbajtur më 4 mars 2020, vendosi që Shkollës fillore “Vasil Gllavinov” t’i dorëzojë donacion – inventar për shfrytëzim të përhershëm të sendeve të luajtshme, si: banka, karrige, dollapë, tavolina, kompjuterë, projektorë, printerë, grafoskopë dhe LED Televizor.

Veç kësaj, ai drejtuesve të kësaj shkolle u dhuroi edhe Logon e Universitetit të Tetovës, bashkë me portretin e themeluesit dhe Rektorit të parë historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, si dhe një pikturë me pullën postare të dizajnuar me Logon e Universitetit të Tetovës.

Drejtori i shkollës “Vasil Glavinov”, Sashko Cokov e falënderoi Rektorin e Universitetit të Tetovës për këtë donacion, i cili sipas tij do të ndihmojë në procesin edukativ – arsimor të nxënësve, pasi të gjithë bashkërisht bëjmë përpjekje pikërisht për të mirën e tyre.

Ndërsa përgjegjësi i Shkollës fillore “Vasil Glavinov” të fshatit Buzallkovë, Maksut Bakiovski në fjalën e tij, përveç prezantimit të aktiviteteve që realizohen në këtë shkollë, i falënderoi drejtuesit e Universitetit të Tetovës për mbështetjen që u japin shqiptarëve të rajonit të Velesit. Ai, po ashtu tha se një pjesë e kuadrit të kësaj shkolle të gjithë janë të diplomuar në Universitetin e Tetovës.

Në këtë shkollë janë të regjistruar gjithsej 397 nxënës  të shpërndarë në 17 paralele. Prej klasës VI-IX, mësimin e vijojnë edhe nxënësit nga fshatrat Slivnik dhe Kllukovec. Në realizimin e procesit edukativ-arsimor janë të inkuadruar  26  mësimdhënës, të gjithë me përgatitje përkatëse arsimore.


Publikimi i mëparshëm

Visar Ganiu: Arsimtarët – kampionët e emancipimit të shoqërisë

Publikimi i radhës

Ushqimet që duhet t’i hani, për ta mbrojtur trupin nga koronavirusi

Publikimi i radhës

Ushqimet që duhet t'i hani, për ta mbrojtur trupin nga koronavirusi

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!